Një 66-vjeçare si Kris Jenner! Zbuloni këshillat që ndjek ylli televiziv për kujdesin ndaj lëkurës!

Marisa Karabeci
12/04/2022

Mamaja e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris Jenner po përflitet si një ‘sipërmarrëse e bukurisë’. Manjatja e show-t televiziv kohët e fundit ka nisur spekulimet rreth lançimit të një linje për kujdesin e lëkurës kur ajo së fundmi prezantoi markën “Kris Jenner Beauty”, “Kris Jenner Skin” dhe “Kris Jenner Skincare” në Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara.

Por cilat janë sekretet e lëkurës së Kris Jenner, e cila ndër të tjera ka 6 fëmijë të suksesshëm?

Ajo investon në lëkurën e saj. Ajo u rrëfye për revistën ‘WSJ’ se:

Jam e fiksuar pas lëkurës sime dhe gjithmonë jam kujdesur shumë mirë për të. Unë bëra trajtimin e parë të fytyrës kur isha një vajzë shumë e re dhe nuk ndalova kurrë, ishte gjithmonë një prioritet.

66-vjeçarja gjithashtu beson se kujdesi për lëkurën duhet të fillojë në një moshë të re.

Kur isha vërtet e re, kuptova vlerën e një super-hidratuesi kremoz dhe e lyeja fytyrën herë pas here për të ndihmuar vërtet lëkurën time. Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme që gratë në moshë të kuptojnë se nëse kujdesen për lëkurën e tyre, nuk është diçka aq e komplikuar.

Ndërsa ajo kurrë nuk ka ndarë shumë detaje rreth rutinës së saj, është e qartë se ajo beson në fuqinë e vetëm një hidratuesi të mirë të fytyrës. Kris është fanse e Botox-it.

Duke iu referuar Botox-it, Jenner tha për ‘People’ se:

Për mua, ka qenë vërtet një zgjidhje e mrekullueshme. Nëse jeni të ndërgjegjshëm dhe flisni me mjekun tuaj, mendoj se funksionon. Është diçka që e kam përdorur për një kohë të gjatë.

Ajo është gjithmonë e hapur për të provuar gjëra të reja.

Kujdesi personal është vërtet i rëndësishëm. Këtë ua mësova fëmijëve të mi kur ishin vërtet të vegjël. Tani po më kujtohen historitë e tmerrshme kur hiqnim qimet e bikinit me dyllë. Ne i duam përvojat e shkëlqyera të bukurisë dhe mësojmë për gjëra dhe produkte të reja.

Ajo merr këshilla nga vajzat e saj të famshme.

Fëmijët e mi janë mjaft specifikë për mënyrën se si aplikojnë produkte të caktuara. Përshembull, kur aplikoni kremin e bëni gjithmonë nga poshtë lart dhe qafa nuk duhet anashkaluar. Gjatë kësaj kohe duhet t’i bëni fytyrës një mini masazh.

Ajo e kupton rëndësinë e SPF.

Kur isha e re, thjesht vendosja vaj dhe prisja që të merrja rrezet e diellit. Ne nuk dinim mirë për SPF. Tani kjo gjeneratë e re më duket se kujdeset për veten në një mënyrë që ne nuk ishim të edukuar ta bënim. Psh një ditë ishim në pishina dhe pashë fëmijët që përdornin të gjithë krem kundër diellit.

Ajo e lan gjithmonë fytyrën me një leckë të ngrohtë.

Lani fytyrën çdo natë duke përdorur një leckë të ngrohtë. Ai vepron si një eksfoliant natyral duke liruar qelizat e vdekura të lëkurës, hap poret dhe zbut lëkurën, duke e përgatitur atë për trajtimet tuaja të darkës.

Ajo është një përkrahëse e shëndetit të dhëmbëve.

Sigurohuni që të merrni një furçë të re çdo tre javë për t’u siguruar për shëndetin e dhëmbëve. Goja juaj është një pjesë shumë e rëndësishme për trupin dhe mos harroni që të kujdeseni. 

Më shumë