Ndiheni keq nga ndryshimi i sezonit?! Ka disa mënyra se si të përmirësoheni!

Marisa Karabeci
14/04/2022

Të gjithë kemi vuajtur nga e ashtuquajtura “sindroma e ndryshimit të sezonit” të paktën një herë në jetën tonë. I njohur edhe me emrin “çrregullim afektiv sezonal”, nuk është gjë tjetër veçse një gjendje psikofizike në të cilën disa ndjejnë siklet për shkak të ndryshimit të stinës. Në fakt, falë studimeve të fundit është zbuluar se nuk është e lehtë për trupin tonë të përshtatet me ditët që zgjasin e më pas shkurtohen dhe mbi të gjitha me ndryshimet klimatike.

Në fakt, të gjithë ne ndonjëherë ndihemi të lodhur ose në humor të keq gjatë ndërrimit të stinës, por nëse kjo situatë përkeqësohet, duke e vështirësuar jetën e përditshme është mirë të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të rifituar trupin tonë dhe mirëqenien mendore. Gjatë ndryshimit të stinës, në trupin tonë ndodh një ndryshim hormonal i shkaktuar nga ekspozimi më i madh ose më i vogël ndaj dritës së diellit.

Simptomat kryesore të çrregullimit afektiv sezonal janë:

1.Çrregullime të gjumit

2.Lodhje

3.Probleme gastrointestinale

4.Ndryshimet e humorit

5.Trishtim

6.Ankth

7.Nervozizëm.

5 hapat që ju ndihmojnë të përmirësoni simptomat e çrregullimit afektiv sezonal.

Përqendrohuni në gjërat pozitive të kohës në të cilën jeni. Në vend që të ndaleni te vështirësitë me të cilat po përballeni për shkak të ndryshimit të stinës, fokusohuni te mundësitë që ju ofron kjo periudhë e vitit. Përshembull, në verë, ne mund të shmangim të menduarit vazhdimisht për temperaturat e larta duke marrë zakonin e mirë për të vrapuar në orët e vona të pasdites.

Kultivoni miqësi të vërteta. Kur po kaloni një periudhë të vështirë, mos e izoloni veten. Vazhdoni të jeni në shoqërinë e miqve dhe të afërmve tuaj dhe vështirësitë tuaja momentale do të zhduken në moment.

Praktikoni rregullisht aktivitetin fizik, pasi ky ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kundërvepron me lodhjen kronike, tipike për ndryshimin e stinës. Flini mjaftueshëm, të paktën 7-8 orë në natë, veçanërisht gjatë ndryshimit të stinës. Pushimi parandalon luhatjet e humorit dhe lodhjen kronike.

Hani mirë për të mbajtur veten të shëndetshëm. Të gjithë e dinë se zorrët tona mund të konsiderohen si “truri ynë i dytë” prandaj, mbushuni me vitamina B dhe C, hani ushqime të shëndetshme, të pasura me hekur dhe qëndroni të hidratuar për të eliminuar mbeturinat dhe toksinat.

Më shumë