Njihuni me ushqimet që ‘ushqejnë’ dëshirën për seks!

Marisa Karabeci
14/04/2022

Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë. Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.

Gjithashtu, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale. Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura. Për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në rizoto alla milanese.

Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale. Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual. Arrëmyshku dhe majdanozi nuk janë më pak të rëndësishëm. Të njohur që prej lashtësisë, favorizojnë dëshirën e çiftit dhe dhurojnë performanca akrobatike nën çarçafë.

Nëse doni të qëndroni të rinj, xhenxhefili dhe rigoni i zakonshëm, përveçse janë afrodiziakë të shkëlqyer, janë edhe eliksirë efikasë të jetës së gjatë. Xhenxhefili, shpesh përdoret në pije që ndezin shqisat. Duket se arrëmyshku është shumë i efektshëm tek burrat, ndërsa majdanozi ka efekt eksitues tek gratë.

Nuk ka një kohë të caktuar që duhet të zgjasë seksi, por njerëzit priren të ngatërrojnë seksin më të gjatë me seksin më të mirë. Studimet e fundit kanë zbuluar se kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale është 13 minuta, megjithatë, mbi të gjitha, është e rëndësishme cilësia e kënaqësisë gjatë kësaj marrëdhënieje.

Në një moment të jetës së tij, pothuajse çdo burrë ushtrohet për seksin. Dhe ndërsa shumë burra rriten, ata pyesin veten nëse seksi është një formë e mirë ushtrimi apo nëse është shumë i mundimshëm për zemrën. Këto pyetje mund të tingëllojnë si shaka në dhomat e zhveshjes, por në fakt janë mjaft të rëndësishme dhe tani kanë përgjigje të qëndrueshme shkencore.

Më shumë