Pija që Jennifer Lopez konsumon menjëherë sapo hap sytë në mëngjes!

Marisa Karabeci
15/04/2022

Edhe pse është 52-vjeçe, diva e muzikës pop Jennifer Lopez ruan ende një trup me forma perfekte fizike. Kjo falë faktit se vazhdimisht ushtrohet dhe kujdeset për mënyrën e të ushqyerit. Ajo ndjek një dietë të ekuilibruar me tre vakte kryesore dhe një nga gjërat që konsumon çdo mëngjes është smoothie për të përshpejtuar metabolizmin.

Këngëtarja pohon se nuk ka hequr dorë nga asgjë konkrete, por duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë asaj që konsumon në mëngjes, pasi është vakti më i rëndësishëm gjatë ditës. Ajo merr smoothie për të përshpejtuar metabolizmin e saj dhe përbërësit kryesorë janë manaferrat si boronica dhe mjedra.

Boronica është e pasur me vitamina C dhe K, ka pak kalori, është plot me antioksidantë dhe përmban mangan. Mjedrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, përmbajnë vitamina C, B, E dhe K, të cilat pastrojnë enët e gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.

Pasi bëri xhiron e mediave për lajmin e fejesës, këngëtarja Jennifer Lopez ka rrëfyer për momentin e propozimit. Ndoshta nuk ju besohet por J.Lo ka treguar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben Affleck i propozoi për martesë. Rikujtojmë se Lopez dhe Affleck rindezën dashurinë e tyre në prill 2021. Më pas të dy bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Festivalin e Filmit të Venecias, në shtator të atij viti.

Sjellim në vëmendje se Jennifer prej shumë kohësh ka qenë në një lidhje me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, i cili i propozoi për martesë këngëtares, por jo shumë pas kësaj, gjërat shkuan krejtësisht në kahun e kundërt për ta. Tani që gjithandej nëpër media po qarkullon lajmi se J.Lo është fejuar me Affleck, Alex nuk i ka kursyer ironitë.

Më shumë