Gabimi i madh që po bëni duke konsumuar banane sapo zgjoheni në mëngjes!

Marisa Karabeci
20/04/2022

Me siguri shpesh ju ndodh që në mëngjes sapo zgjoheni konsumoni një banane për të mos dalë nga shtëpia me stomakun bosh. Është e shëndetshme, ushqyese dhe të jep energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit.

Pavarësisht se janë plot me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një mundësi e shkëlqyeshme për vaktin e parë të ditës. Nëse nuk shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur. Ndryshe nga çfarë mund ta kishit menduar, ky frut nuk ju ndihmon të mbani një sistem tretës të shëndetshëm.

Bananet përmbajnë shumë sheqer dhe siç shprehet Dr.Gioffre për ‘The Sun’, kur sheqeri konsumohet në çfarëdo forme, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, njësoj si birra dhe vera, duke u shndërruar në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kjo bllokon sistemin tuaj tretës. Megjithatë, konsumimi i moderuar siguron shumë përfitime dhe jo shumë kalori siç besohet: 100 gram banane kanë rreth 90 kalori. Nëse pëlqeni të konsumoni banane në mëngjes, nuk keni pse të hiqni dorë, thjesht shoqërojeni atë me një ushqim që përmban yndyrna të shëndetshme, si kos natyral, kanellë etj.

Banania është një frut i shijshëm tropikale, i pasur me vitamina dhe minerale. Është një nga ushqimet më të konsumuara në botë dhe na ofron shumë përfitime shëndetësore. Zakonisht besohet se banania siguron shumë kalori dhe kjo shmanget kur doni të bëni një dietë me pak kalori. Ndërkaq, përpara se të hidhni një banane vetëm sepse ajo është kthyer në ngjyrë kafe ose ka njolla të zeza brenda, merrni parasysh përfitimet e mundshme ushqyese.

Më shumë