Limoni është një prej agrumeve më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Dimër apo verë, limoni nuk mungon kurrë dhe pasuron shumë prej recetave të përditshme të amvisave. Lëngu dhe tuli i limonit janë padyshim ndër më të përdorurat në kuzhinë e megjithatë vlerat më të mëdha të kësaj agrumeje gjenden tek pjesa e lëkurës.
Limoni gjithashtu mund të zëvendësojë një nga kozmetikët që keni në tualetin tuaj dhe më konkretisht deodorantët që përdorim kur djersitemi. Për këtë qëllim mund të përdorni limon. Mënyra është shumë e lehtë. Gjithçka që duhet të bëni është të prisni një fetë limoni dhe të fërkoni butësisht sqetullat me të.
Dy mineralet që përmban limoni, magnezi dhe kaliumi kanë veti antibakteriale dhe përveç kësaj, kur aplikohen në sqetull, mund të balancojnë në mënyrë efektive nivelin e pH të lëkurës.
Tani që e dini se mund ta përdorni limonin si deodorant, a do të vazhdoni të blini spraj dhe deodorantë të shtrenjtë nga dyqanet, të cilat ndoshta mund të jenë më pak efektive dhe mund të irritojnë lëkurën? Nëse e krahasojmë limonin, si një deodorant natyral, me spërkatjet e shtrenjta në treg, patjetër që do të zgjidhni limonin.
Nuk mund të jemi kurrë të sigurt për kimikatet dhe toksinat që mund të përhapen në sqetull kur përdorim një deodorant dhe aplikimi i tij mund të çojë lehtësisht në një infeksion serioz. Në rastin e limonit, substanca të tilla të dëmshme përjashtohen plotësisht. Prania e acidit citrik në të është faktori natyror që eliminon aromat e pakëndshme të djersës, ndaj nëse keni një problem të tillë, mjafton t’i jepni një shans limonit dhe ta provoni.
Nuk do të pendoheni! Sjellim në vëmendje se lëngu i limonit shtrëngon lëkurën e varur dhe lufton njollat. Lëkura e limonit përmban flavonoide që kanë efekte mbrojtëse dhe antikarcinogjene në lëkurën tuaj. Nëse e nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni ose duke e përdorur atë si salcë në sallatën tuaj, mund t’ju ndihmojë të arrini lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.