Provoni të pini një muaj rresht një gotë ujë esëll, do të surprizoheni me rezultatet!

Marisa Karabeci
20/04/2022

Sekreti i bukurisë së grave japoneze qëndron te fakti se ato pijnë çdo ditë një gotë ujë esëll, kur sapo zgjodhen nga gjumi dhe stomaku i tyre është bosh. Prandaj për të mësuar më shumë rreth këtij sekreti të bukurisë së tyre lexoni këtë artikull se çfarë të ndihmon nëse përdor këtë metodë:

1) Ndiheni më të freskëta dhe më të shëndetshme.

2) Përmirësim i metabolizmit.

3) Ndihmon për të humbur peshë.

4) Lëkura me anë të kësaj metode përmirësohet.

5) Përmirëson rënien dhe dendësinë e flokëve.

6) Redukton sëmundjet.

Si mund të veprojmë për të ndjekur metodën e mësipërme:

Duhet të konsumohen 4 gota ujë menjëherë pas zgjimit para larjes së dhëmbëve me stomakun tuaj bosh. Nëse e keni të vështirë për të konsumuar 4 gota ujë mund të filloni me një dhe më pas ta rrisni dozën. Nuk duhet të konsumoni asgjë për 45 minutat në vazhdim. Pas 45 minutash ju mund të hani dhe të pini normalisht. Mos hani dhe mos pini asgjë pasi konsumoni vaktet e mëngjesit, drekës dhe darkës.

Njerëzit që nuk pinë ujë të mjaftueshëm çdo ditë po rrisin shanset e tyre për një sëmundje vrasëse. Shkencëtarët u bëjnë thirrje njerëzve që të konsumojnë 6 deri në 8 gota çdo ditë në mënyrë që të shmangin rrezikun e mosfunksionimit të zemrës. Problemet me zemrën ndodhin kur zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun rreth trupit siç duhet, zakonisht sepse është dobësuar ose e ngurtësuar. Është një gjendje afatgjatë, që zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës. 

Më shumë