Sa ujë duhet të konsumoni në ditë sipas peshës që keni…

Marisa Karabeci
21/04/2022

Një nga diskutimet më të rëndësishme që kemi rreth problemeve të peshës është se sa ujë duhet të konsumojmë. Nutricionistët dhe mjekët kanë folur vazhdimisht për rëndësinë e ujit në humbjen e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme. Në fakt, nëse pini më pak ujë se sa ka nevojë trupi juaj, kjo mund të rrezikojë qëllimet tuaja për humbje peshe.

Ndërsa dëgjojmë shumë këshilla si përshembull të pini ujë para vaktit, apo menjëherë pasi zgjoheni ose të siguroheni që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos ngatërroni urinë me etjen, e gjitha ka të bëjë me sasinë e ujit që pini. Por a e dini se ekziston një metodë për të llogaritur marrjen e ujit? Në vend që ta përgjithësoni këtë këshillë me “8 gota ujë në ditë”, mund t’ju ndihmojë ta dini se sa është mjaftueshëm për ju.

Sasia e ujit që një person duhet të pijë varet nga pesha e tij. Një person që peshon 80 kilogramë do të ketë nevojë për më shumë ujë sesa një person që peshon 60 kilogramë. Mënyra e duhur për të llogaritur peshën e ujit do të ishte të shumëzoni peshën tuaj me 2/3 ose 67% për të ditur sasinë e ujit që duhet të konsumoni. Nëse stërviteni shumë, natyrisht do t’ju duhet më shumë ujë sesa një person që bën një mënyrë jetese ku qëndron më shumë i ulur.

Shtoni afërsisht 350 ml për çdo 30 minuta stërvitje ose aktivitet që bëni. Edhe ushqimi juaj ka ujë. Nuk është vetëm uji që pini, por trupi juaj merr lëngje edhe nga frutat dhe perimet që hani. Frutat si shalqiri, portokalli, ananasi, luleshtrydhet kanë më shumë ujë dhe perimet si kastraveci, spinaqi, kungull i njomë janë perime të pasura me ujë. Pra, në rast se hani më shumë nga këto fruta dhe perime, mund të konsumoni një filxhan ujë më pak.

Sjellim në vëmendje se sekreti i bukurisë së grave japoneze qëndron te fakti se ato pijnë çdo ditë një gotë ujë esëll, kur sapo zgjodhen nga gjumi dhe stomaku i tyre është bosh. Prandaj për të mësuar më shumë rreth këtij sekreti të bukurisë së tyre lexoni këtë artikull se çfarë të ndihmon nëse përdor këtë metodë.

Më shumë