Disa sekrete të vogla nga spanjollët për të jetuar më gjatë…

Anja Dervishi
23/04/2022

Nëse nuk e dinit më parë, Spanja është shteti i dytë në botë pas Japonisë me jetëgjatësinë më të madhe. Por nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë hapash ndjekin ata për të jetuar më gjatë, spanjollët zbulojnë disa nga sekretet e tyre.

1. Piano

Një 106-vjeçar, Pedro Rodriguez thotë se hobi i tij për të luajtur në piano e ka mbajtur atë të ri dhe të shëndetshëm.

2. Një lugë mjaltë çdo ditë

Rafaela Pons, 102 vjeçe thotë se gjithë jetën e saj ka konsumuar nga një lugë gjelle me mjaltë.

3. Leximi i librave

Maximino San Miguel, 102 vjeç e zhvilloi pasionin e tij për aktrim në moshën 80-vjeçare duke marrë pjesë në disa shfaqje teatrale. Ai thotë se libri i ka shpëtuar jetën.

4. Mos lindni shumë fëmijë

Pilar Fernandez, një 101-vjeçare, ka vuajtur shumë nga uria dhe mjerimi së bashku me 9 vëllezërit dhe motrat e saj gjatë luftës. Për të mos përsëritur të njëjtën histori ajo vendosi që të bëjë vetëm një fëmijë.

Më shumë