Një hudhër poshtë jastëkut dhe thuajini ‘lamtumirë’ pagjumësisë!

Marisa Karabeci
23/04/2022

Hudhra, një eliksir i vërtetë për shëndetin e mirë të trupit tonë. Antireumatike, na mbron nga ulçerat dhe arterioskleroza, ajo është një ndihmë e vlefshme gjithashtu në luftën kundër akumulimit të triglicerideve dhe largon lodhjen. Hudhra përdoret në të gjithë botën. Por, a e dini se disa njerëz e fusin hudhrën nën jastëk? Shumë njerëz që e kanë të vështirë të flenë dhe të bëjnë gjumë të qetë besojnë se vënia e një hudhre nën jastëk, çdo natë, do të përmirësojë dukshëm gjumin.

Sipas faqes “Steps to Health”, përbërësit e squfurit në hudhër, së bashku me aromën e saj, kanë një efekt qetësues që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Era mund të jetë diçka bezdisëse në fillim, por pas disa ditësh, ajo nuk do të jetë problem dhe do ta kuptoni se hudhra është ilaçi më i mirë kundër pagjumësisë. Madje ka efekt pozitiv edhe në performancën fizike, pasi hudhra ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë që do ju duhen për ditën tjetër.

Bashkë me vendosjen e hudhrës nën jastëk, gjithashtu mund të hash të paktën një hudhër në ditë me stomak bosh, me ose pa limon. Hudhra në dietë mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin. A e dini se hudhra mund të luftojë sëmundjen, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme? Dihet që hudhra është e njohur për të forcuar sistemin imunitar.

Sëmundjet kardiovaskulare që shkaktojnë sulme në zemër janë vrasësit më të mëdhenj në botë. Presioni i lartë i gjakut, hipertensioni, është një nga nxitësit më të rëndësishëm të këtyre sëmundjeve. Sipas studimeve, konsumimi i hudhrës ka një ndikim të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me presion të lartë. Hudhra, gjithashtu, përmirëson nivelin e kolesterolit, i cili mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Të konsumosh hudhër mund të ndihmojë në detoksifikimin e metaleve të rënda në trup. Në doza të larta, komponimet e squfurit në hudhër janë treguar se mbrojnë trupin kundër dëmtimit të organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda. Hudhrat kanë një efekt anti-inflamator dhe gjithashtu kanë veti antispasmodic; ndalon procesin e plakjes së arterieve dhe qelizave të trurit, duke na mbajtur të rinj. Antiseptik dhe anti-reumatike, kështu ajo ndihmon për të reduktuar trigliceridet si dhe normalizon rrahjet e zemrës.

Më shumë