Aty ku ëndrrat bëhen realitet, risia e fundit nga “Hawaiian Airlines”!

Marisa Karabeci
26/04/2022

“Hawaiian Airlines” së shpejti do të jetë kompania e parë e madhe, që pasagjerëve të saj do t’ju ofrojë qasje në internetin satelitor të Starlink. Kompania ka nënshkruar marrëveshjen dhe do t’ju mundësojë të keni internet satelitor Starlink nga kompania SpaceX.

Interneti do të përdoret nga pasagjerët që do të udhëtojnë me aeroplanët Airbus A321neo, Airbus 330 apo Boeing 787-9 dhe ky shërbim do të jetë pa pagesë, ndërsa shpejtësia do të jetë e mjaftueshme për “streaming” dhe videolojëra online.

‘Hawaiian’ do të instalojë Starlink në aeroplanët e caktuar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa deri më tani nuk planifikon që në këtë listë të figurojë Boeing 717 me të cilin realizohen fluturimet e shkurtra. Kjo marrëveshje e nënshkruar e bën linjën ajore ‘Hawaiian’, si kompaninë e parë që do të fillojë me përdorimin e Starlink.

Starlink, aplikacioni që u mundëson përdoruesve celular të aksesojnë shërbimin e internetit satelitor të SpaceX me të njëjtin emër, ishte aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, duke arritur së fundmi vendin e parë. Aplikacioni është shkarkuar gati 100.000 herë në Ukrainë, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit.

Ndërkaq, pjesa më e madhe e avionëve duken pak a shumë njësoj nga jashtë, të bardhë, me një shkrim më germa të mëdha dhe logo e kompanisë. Por kompania gjermane ‘Condor’ ka vendosur të futet te rastet e rralla kur avionët duan të bien në sy, për pamjen e tyre të jashtme. Avionët duken si të ishin karamele për fëmijë, por ‘Condor’ thotë se është frymëzuar nga modelet e çadrave, peshqirëve dhe shezloneve të plazhit.

Ju shuajmë një kuriozitet. Në fund të viteve 1970, qeveria amerikane çrregulloi industrinë e linjave ajrore, duke hequr kontrollin federal mbi tarifat, linjat dhe hyrjen e linjave ajrore të reja në treg. Si rezultat, një mori linjash ajrore të reja u shfaqën nga vitet 1980 e tutje dhe disa prej tyre ishin veçanërisht të pazakonta. Ju njohim me 3 prej tyre.

Më shumë