Shefi parisien Mory Sacko po shërben një shije të re të kuzhinës franceze…

Marisa Karabeci
27/04/2022

Imagjinoni kuzhinierin më të përfolur në Paris i vlerësuar me një yll Michelin, duke gatuar darka të samitit për Presidentin Macron apo duke udhëhequr një restorant. Një kuzhinier dhe prezantues, me një buzëqeshje të gjerë dhe një sjellje të butë. Menuja që e fiton lavdërimin e tij është një përzierje e gjallë e ndikimeve afrikano-perëndimore, japoneze dhe franceze, e shërbyer në një restorant lagjeje, ku nuk duhet të shqetësoheni se cili pirun shkon me cilën pjatë.

Përkundrazi, atmosfera kur vizitoj MoSuke, restorantin me yje të Sackos në lagjen e 14-të të Parisit, është i qetë. Kuptohet, është ora 16:00 dhe shërbimi i drekës ka mbaruar, por unë jam përshëndetur me një “Bienvenue” të përzemërt dhe jam pajisur me një kafe në një filxhan të zbehtë gri nga partnerja e Sackos, Emilie Rouquette, e cila është menaxherja e restorantit. Filozofia e shefit të ri të kuzhinës përqendrohet në çmitizimin, zgjerimin dhe zbutjen njëkohësisht të përkufizimeve tradicionale të gastronomisë franceze.

Sacko është francez nga lindja, megjithëse nëna e tij, e cila është nga Bregu i Fildishtë, u rrit në Senegal dhe takoi babanë e tij në Mali. Edhe pse Sacko preferon ta quajë veten “i hapur” ndaj ideve dhe ndikimeve do të thotë që mund të përfundoni duke shijuar ‘foie gras’, produkt ushqimor special i bërë nga mëlçia e rosës ose e patës e pjekur në skarë e shërbyer me një salcë kameruniane mbongo tchobi me domate të zezë, një copë sepje me uthull japoneze shiso.

Është më mirë të punosh në një atmosferë qetësie. Nuk ka të qara, asnjë stres në kuzhinën time. Mënyra e vjetër, e stilit ushtarak për të bërë gjërat po zhduket gradualisht.

Restorantet e ndryshme përfshijnë menutë që variojnë nga 55€ në 110 €.

Ne kemi të rinj me ngjyrë si unë, të cilët do të kenë përvojën e tyre të parë gastronomike. Kemi njerëz që ndjekin restorantet me yje dhe janë kuriozë të provojnë ushqimin tonë. Kemi pensionistë që shikojnë emisionet e mia të gatimit, disa vendas dhe një përzierje turistësh. Është e mrekullueshme të shohësh, sepse kam dhënë shumë nga vetja në të. Unë vendosa shumë nga historia ime në të.

Shumë prej tyre kërkojnë mënyrën e tij popullore për pulën yassa, një pjatë senegaleze me pulë të marinuar me limon, e shërbyer me qepë krokante, një e preferuar e fëmijërisë, të cilën e ëma e Sackos e përdori për të gatuar për të dhe 8 vëllezërit dhe motrat e tij.

Është një pjatë që e dua sepse nëna ime e bënte shpesh në shtëpi dhe më kujton gjithmonë atë.

Ndërsa nëna e tij ishte frymëzimi i tij i parë në kuzhinë, mentori i tij, Thierry Marx, një nga kuzhinierët më të famshëm të Francës, është personi që ai vlerëson se e transformoi atë në një super kuzhinier. Sacko fitoi respektin e Marksit si shefi i tij i kuzhinës në restorantin me dy yje të Michelin Sur Mesure në Mandarin Oriental. Më pas, Marksi i dha Sackos lirinë në restorantin e tij tjetër, Le Camélia, për të eksperimentuar me receta, veçanërisht me shijet japoneze.

Ai më mësoi se është më mirë të punosh në një atmosferë qetësie. Nuk ka të qara, asnjë stres në kuzhinën time. Nëse do të kishte, ai e di se do të kishte përfunduar. Brezi i ri nuk do të pranojë një vend pune toksik. 

Siç i ka hije hajmalisë së këtij brezi të ri, Sacko është i zënë duke ndërtuar profilin përtej katër mureve të restorantit të tij. Në shkurt të vitit të kaluar, ai debutoi si prezantues i serialit televiziv ‘Cuisine Ouverte’ përveç ndërtimit të një perandorie restorantesh. Ai ka pothuajse 250,000 ndjekës në Instagram, kryesisht falë edicionit francez të shfaqjes popullore të gatimit, në të cilën ai ishte një konkurrent kohët e fundit. ‘Cuisine Ouverte’, një program në të cilin ai fluturon nëpër Francë duke gatuar ushqime sezonale së bashku me kuzhinierët e famshëm të ftuar, ka qenë një hit i madh. Një episod i transmetuar në shtator tërhoqi një rekord prej 1.8 milionë shikuesish dhe ai ka qenë i zënë me regjistrimin e një serie tjetër të emisionit.

Mendoj se është e rëndësishme të kemi modele që demonstrojnë vlerat e punës së palodhur, respektit dhe përulësisë. Për mua, të shikoj gatimin në TV, të gatuaj ndërsa shoh TV, të dyja janë të lidhura ngushtë.

Edhe pse ai kurrë nuk e tërhoqi vëmendjen, ai është krenar që është një model, veçanërisht për të rinjtë me ngjyrë, të cilët shumë shpesh janë anashkaluar dhe shfrytëzuar nga skena franceze e ushqimit.

Unë nuk mund të dështoj. Duhet të qëndroj serioz. Por prindërit më mbajnë gjithmonë nën kontroll.

Suksesi i tij është edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se pandemia mbylli restorantin e tij vetëm dy muaj pasi u hap. Megjithatë, ai e përdori izolimin për të eksperimentuar dhe ofroi një shërbim të përballueshëm për porositjen e ushqimit, të pagëzuar me emrin MoSugo. Ai këmbëngul se nuk është natyrshëm konkurrues. Ai preferon të etiketohet si optimist.

Unë jam gjithashtu shumë kurioz dhe jam i vendosur gjithmonë të bëj më të mirën time.

Ai duket i çoroditur kur e pyes se si e shmang djegien dhe orët e famshme ndëshkuese të industrisë. Jeta bëhet më e lehtë duke jetuar direkt mbi restorant dhe ai kënaqet duke parë ndeshjet e Paris Saint-Germain në momentet e tij të rralla të pushimit. Ai gjen relaksim të vërtetë kur eksperimenton me ushqimin.

Është pak kontradiktore, por nëse marr një orë për të testuar diçka të re në kuzhinë, ajo më rimbush bateritë e mia.

Ai e vlerëson partneren e tij që e ka mbajtur atë në rrugën e duhur dhe është mirënjohës për mbështetjen e saj.

Ajo ma bën më të lehtë punën time.

Më shumë