Ju prezantojmë nëndetësen luksoze që mund të transportojë 9 pasagjerë deri në 200 metra nën ujë!

Marisa Karabeci
28/04/2022

Nga makinat fluturuese te superjahtet, shumë mënyra inovative të transportit janë zbuluar vitet e fundit. Së fundmi është zbuluar anija më e fundit inovative, në formën e një nëndetëse luksoze. Sipas mediave të huaja, nëndetësja, e quajtur U-Boat Worx Nexus Series, mund të transportojë 9 pasagjerë deri në 200 metra nën ujë.

Ajo përmban një dritare të madhe vëzhgimi në formë veze dhe ulëset, të cilat sigurojnë që të 9 pasagjerët të kenë një pamje të jashtëzakonshme. Nëndetësja përmban 900-914 litra hapësirë të brendshme për të rritur dhe mund t’i vendosë vendet e saj në konfigurime të ndryshme, me një maksimum prej 9 personash.

Në të dy anët e pilotit, janë të disponueshme tri ulëse me madhësi të plotë për të rriturit, ndërsa piloti ka një vend fiks në qendër. Ndërkaq, ulëset mund të riorganizohen për të akomoduar një pilot, 6 të rritur dhe dy fëmijë, për gjithsej 9 pasagjerë.

Ideja e turizmit hapësinor gjithnjë e më shumë po largohet nga filmat fantastiko-shkencorë dhe po bëhet realitet. Por me fuqizimin e kompanive si SpaceX, Virgin Galactic dhe Blue Origin, të gjitha të mbështetura nga sipërmarrës miliarder kjo industri premton të jetë një prej përpjekjeve më të mëdha të dekadës së ardhshme.

Në këtë lojë është futur prej disa vitesh edhe një kompani që nuk prodhon anije, por balona kozmike, me të cilën ekziston mundësia për të parë Tokën nga 30 kilometra lartësi. Kompania amerikane “Space Perspective” ka zbuluar detaje të reja të “tullumbaces” gjigante, duke publikuar pamje nga brenda kabinës në të cilën do të ulen udhëtarët, me dritare 1,5 metra të larta, për të mos humbur asnjë “cep” të hapësirës.

Më shumë