Supermodelja 78-vjeçare Lauren Hutton pozon ‘topless’ dhe vjen me disa këshilla!
Supermodelja e pasarelave të viteve 60-70, Lauren Hutton ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” për numrin e muajit maj. Me një foto duke mbuluar me duar gjoksin e saj, e zhveshur dhe me xhaketë supeve, Lauren ka dhënë një intervistë ku ka treguar për hapat e saj të parë në këtë fushë dhe ka përmendur se kur ka nisur, ka punuar për 50 dollarë në javë.
Mirëpo, me punë të palodhur dhe këmbëngulje të tepruar, 78-vjeçarja arriti të shndërrohej në një nga modelet më të kërkuara të kohës.
Puna ime e parë ishte për Christian Dior. Më paguanin 50 dollarë në javë.
Për të siguruar të ardhmen e saj profesionale, ajo nënshkroi një kontratë që i lejonte të punonte për aq kohë sa të mundej.
Ishte kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në historinë e modës. Të paktën për atë periudhë.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe pamjes së saj, e cila nuk i përshtatet më standardeve moderne të modelingut, Lauren refuzon kategorikisht të “njollosë” imazhin e saj me tendencat e reja.
Kur fillova të bëja disa foto me Steven Meisel, i thashë se nuk do të bëja asgjë për t’u dukur më e re. Dhe më pas ai u kthye dhe tha: ‘Unë të dua dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë së bashku’.
Arsyeja, që është kundër operacioneve, është se sipas saj nderhyrjet ju tjetërsojnë. Së fundmi, duke folur për sekretet e bukurisë së saj, por edhe lëkurën që ruan deri më sot, Lauren Hutton thotë:
Zakonisht nxitoj në darkë të shkoj në shtrat, qoftë për të bërë dashuri, qoftë për të lexuar.