Preferoni të konsumoni alkool gjatë kohës kur jeni në fluturim?! Ja si ndikon kjo në trupin tuaj!

Marisa Karabeci
29/04/2022

Të porosisësh birrë, verë ose një koktej gjatë fluturimit është një veprim i zakonshëm. Për disa, konsumimi i një pije alkoolike në aeroplan mund të jetë shumë relaksues, por a është vërtetë kështu? A është një ide e keqe të porosisni alkool në një fluturim? Nuk ka përgjigje të lehtë për këtë pyetje, thonë ekspertët.

Të porosisësh një birrë ose verë gjatë fluturimit është një vendim personal që mund të funksionojë për një person dhe jo për personin që ulet pranë tij. Ndërkaq, ja çfarë ndodh me ju nëse konsumoni alkool gjatë fluturimit:

1. Mund të mos flini mirë

Është joshëse të porosisni një pije me shpresën se do t’ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të merrni një pushim të nevojshëm gjatë një fluturimi gjatë natës. Por, kjo nuk është domosdoshmërisht ideja më e mirë që mund të funksionojë në këto raste.

2. Mund të dehidratoheni

Alkooli është një diuretik, që do të thotë se trupi juaj do të rrisë prodhimin e urinës. Nëse nuk pini ujë shtesë për të kompensuar këtë humbje të lëngjeve, mund të dehidratoheni shpejt.

3. Ju mund të deheni pa e kuptuar

“Zakonisht ka shumë pak ushqim në dispozicion në shumicën e fluturimeve ose nuk është i shijshëm dhe do të ishte e lehtë të pini shumë me stomakun relativisht bosh,”-tha Dr.Karen Jubanyik, një profesoreshë e asociuar e mjekësisë emergjente në Universitetin Yale. Kjo rrjedhimisht mund të bëjë që ju të deheni pa e kuptuar.

4. Mund të bëheni konfliktual

Pirja e alkoolit mund të bëjë që një individ të bëhet i zhurmshëm dhe mosrespektues ndaj ekuipazhit të fluturimit dhe pasagjerëve të tjerë. Nuk besoj se kjo është ajo që dëshironi kështu që kujdes me sasinë e alkoolit që konsumoni.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë