7 zakone të përditshme që mund të shkatërrojnë stomakun tuaj!

Marisa Karabeci
02/05/2022

Pirja e kafesë me stomakun bosh mund të rrisë nivelin e acidit në stomak dhe të çojë në fryrje. Ka më shumë zakone që mund të shkatërrojnë sistemin tonë të tretjes dhe ja se cilat janë:

1. Pirja e lëngut të portokallit me stomakun bosh

Nëse jeni mësuar ta filloni mëngjesin me lëng portokalli, ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë për ju. Në përgjithësi, ngrënia e agrumeve me stomakun bosh mund të rrisë rrezikun e prodhimit të acidit që çon në dhimbje barku, të përziera, fryrje dhe urth. Për më tepër, fruktoza në fruta mund të ngadalësojë sistemin tuaj të tretjes nëse e konsumoni atë para vaktit. Pirja e lëngut të portokallit mund të “mbush sistemin e tretjes” dhe të dëmtojë “bakteret e mira” në zorrën tuaj.

2. Larja e enëve me sfungjer

Specialistët rekomandojnë përdorimin e një furçe plastike ose silikoni sepse ato priren të qëndrojnë më të thata kur nuk përdoren. Sfungjerët qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë dhe bakteret mund të rriten. Furçat janë gjithashtu të lehta për t’u pastruar dhe është më mirë t’i kaloni në pjatalarëse një herë në javë.

3. Lënia e enëve të pista në një makinë larëse enësh gjatë natës

Ekspertët thonë se duhet të ndizni lavastoviljen tuaj brenda një dite pasi ta keni ngarkuar. Bakteret mund të jetojnë në enët e pista deri në katër ditë dhe keni nevojë që ato të ndalojnë përhapjen. Po, bakteret mund të ekzistojnë vetëm deri në një temperaturë specifike dhe enëlarëset i vrasin me ujë të ngrohtë, por nëse pajisja është e vjetër, është më mirë të shmangni çdo rrezik.

4. Zëvendësimi i vakteve me sallata

Sallatat me perime nuk kanë proteina dhe mungesa e saj mund të çojë në mosfunksionim rregullator. Gjithashtu, ngrënia e ushqimit të ftohtë gjatë gjithë kohës është e pashëndetshme për stomakun tuaj. Duhet më shumë kohë për t’u tretur dhe mund të çojë në probleme. Për më tepër, nëse kujdeseni për zorrët dhe dëshironi të shmangni fryrjet dhe ngërçet, duhet të hani më shumë ushqime të nxehta.

5. Ngrënia e gjizës dhe kosit gjatë natës

Gjiza dhe kosi në fakt mund të përkeqësojnë tretjen tuaj nëse i hani gjatë natës. Specialistët indianë thonë se sidomos personat me aciditet dhe refluks acidi duhet ta shmangin sepse sistemi është i plogësht dhe gati për gjumë dhe këto produkte shkaktojnë kapsllëk.

6. Përtypja e shpeshtë e një çamçakëzi

Studiuesit thonë se përtypja e shpeshtë e çamçakëzit mund të krijojë probleme si dhimbje të nofullës dhe diarre. Një çamçakëz në ditë është e mjaftueshme për trupin tuaj.

7. Ngrënia e llojeve të ndryshme të frutave në të njëjtën kohë

Nuk rekomandohet përzierjen e frutave të ndryshme, por ngrënia e tyre veçmas, sepse çdo frut ka të thartën e vet. Përzierja e të gjitha atyre thartirave së bashku mund të bëhet e rrezikshme për stomakun tuaj. Fruta të ndryshme thjesht treten me ritme të ndryshme, kështu që nëse vuani nga fryrja, është më mirë të ndaloni së ngrëni sallatë frutash.

Më shumë