Një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, gjithçka që duhet të dini rreth regjimit ushqimor nordik!
Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Islanda. Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike. Mund të jetë një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, pasi përqëndrohet në konsumin e ushqimeve që rriten në këto vende dhe kultivohen në mënyrë të qëndrueshme.
Frutat, perimet, produktet e detit, drithërat e plota, arrorët, buka e thekrës, qumështi me pak yndyrë dhe vaji kanola janë baza e këtij regjimi. Në mënyrë të moderuar konsumohet mishi i shpendëve, vezët, djathi dhe kosi. Rrallë konsumohet mishi i kuq dhe yndyrnat shtazore. Ndërsa konsumi i pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar si dhe ushqimet e shpejta, përjashtohen. Regjimi ushqimor nordik është shumë i ngjashëm me atë mesdhetar.
Dallimi më i madh është se në vend të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nordikët përdorin vajin e kanolës. Edhe pse shumë fruta importohen në këto vende pasi klima nuk lejon rritjen e tyre, përsëri theksi është ushqyerja e shëndetshme. Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm? Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës. Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike. Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.
1. Ul presionin e lartë të gjakut
Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut. Një tjetër studim 12 javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.
2.Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve
Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme. Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.
3.Kontrolli i sheqerit në gjak
Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.
4.Inflamacioni
Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze. Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera. A ndihmon në humbjen e peshës? Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike. Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë. Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore.
Në të gjitha këshillat për ushqyerje të shëndetshme, na sugjerohet gjithmonë që darka të jetë një vakt i lehtë. Kjo, për shkak se ushqimet që konsiderohen të lehta për stomakun janë të thjeshta për t’u tretur dhe janë një zgjedhje e preferuar për njerëzit që tregojnë kujdes të shtuar shëndetësor. Por, nutricionisti Bhuvan Rastogi, i cili shpesh i informon ndjekësit e tij në Instagram për dietën e përditshme dhe rrëzon mitet e të ushqyerit, tani ka treguar pse ushqimet që na bëjnë të ndihemi të ngopur duhet të preferohen ndaj atyre që janë të lehta për stomakun.