Rekordin për verën më të mirë këtë vit e vendos ky vend…

Marisa Karabeci
05/05/2022

Një shishe verë Musigny Domaine Leroy e vitit 2008 u shit ditët e fundit për 67,375 euro nga shtëpia e ankandeve fiorentine Pandolfini. Çmimi vendosi rekordin kombëtar për një shishe verë 75 cl. Ankandi mes 573 verërash franceze dhe italiane, u zhvillua më 27 dhe 28 prill, duke shënuar një fitim total prej 1,485,785 euro. Ndër shitjet më të mira të shisheve italiane ishte një magnum Sassicaia Tenuta San Guido e vitit 1985 për 9,188 euro, një shishe Barolo Monfortino Riserva Giacomo Conterno nga viti 1945 u shit për 1,225 euro.

Për shampanjë, ishte një vintage Dom Perignon cuvée P3 e vitit 1985 e cila u shit për 4288 euro. U deshën 18,375 euro për të çuar në shtëpi 12 shembuj të disa prej Châteaux kryesore të Bordeaux si Lafite Rothschild vintage 2000 dhe 12 Château Margaux të tjera nga viti 2000 shkuan për 11,270 euro. Dhe një shishe e vetme Pétrus e 1998 u shit për 6,125 euro. Një Chevalier-Montrachet Leroy Domaine d’Auvenay e vitit 2004 shkoi për 22,662 euro dhe një Bonnes Mares Leroy Domaine d’Auvenay e vitit 1999 u shit për 11,025 euro.

Një shishe Romanée Conti vintage 1990 tregtohej për 25,725 euro, ndërsa një shishe e vitit 2004, një e vitit 2000 dhe një e vitit 2001 shitej secila për 21,438 euro. Shefi i departamentit të Pandolfini, Francesco Tanzi u shpreh se:

Një shitje e jashtëzakonshme që konfirmon edhe më shumë qëndrueshmërinë e sektorit në këtë moment dhe që shpërblen kërkimin e vazhdueshëm për produktet më të mira në qarkullim.

Ndërkaq, analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit. Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance UK” zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 g sheqer, pra më shumë se një petull me sheqer. Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë