Nëse jeni personi që konsumoni ujë gjatë vakteve jeni në artikullin e duhur!

Marisa Karabeci
10/05/2022

Konsumimi i ujit gjatë vakteve duket se na sjell më shumë dëm sesa dobi. Disa nutricionistë thonë se ky zakon tret dhe absorbon materialet ushqyese në organizëm. Ata këshillojnë që uji të pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit. Nëse ndjeni të nevojshme që patjetër të pini ujë gjatë ushqimit, në mënyrë që të kapërceni më lehtë ushqimin, pijeni me gllënjka të vogla. Në të kundërt, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në zorrë, e cila është kyçe për zbërthim të duhur të ushqimit.

Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materialeve ushqyese. Vlera ideale e pH në zorrë është 1 deri në 2 dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si për shembull B12 dhe shndërrimin e ushqimit në lëndë të qulltë, gjë që lehtëson tretjen.

Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja ose tretja e keqe e ushqimit. Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla). Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pijeni midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzini urinë “e rreme”, të cilën e ndjeni kur jeni të dehidruar.

Një nga diskutimet më të rëndësishme që kemi rreth problemeve të peshës është se sa ujë duhet të konsumojmë. Nutricionistët dhe mjekët kanë folur vazhdimisht për rëndësinë e ujit në humbjen e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Në fakt, nëse pini më pak ujë se sa ka nevojë trupi juaj, kjo mund të rrezikojë qëllimet tuaja për humbje peshe. Sjellim në vëmendje se sekreti i bukurisë së grave japoneze qëndron te fakti se ato pijnë çdo ditë një gotë ujë esëll, kur sapo zgjodhen nga gjumi dhe stomaku i tyre është bosh. Prandaj për të mësuar më shumë rreth këtij sekreti të bukurisë së tyre lexoni këtë artikull se çfarë të ndihmon nëse përdor këtë metodë

Më shumë