Mjekja Sara Kayat ka ndarë së fundmi pesë këshillat e saj kryesore për të humbur yndyrën e barkut dhe nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni. Dr.Kayat pohoi:
Një pikënisje e mirë është matja e perimetrit të belit. Pra, cilat janë këshillat kryesore për t’u dobësuar në një masë të shëndetshme, pa e kufizuar veten?
1.Hani me kujdes
Sara pohon se vlerësimi i shijes së ushqimit do të inkurajojë ngrënien e kujdesshme që ndihmon me ruajtjen e peshës trupore të shëndetshme.
Mësoni të hani siç duhet! Uluni në tavolinë, vendosni para një pjatë, mësoni të përtypni, mësoni të vlerësoni shijet në pjatën tuaj në vend që të ushqeheni me nxitim gjatë rrugës për në punë.
2.Hani sa më shumë ushqime me pak kalori
Duke zgjedhur të hani ushqimet e duhura, në fakt mund të hani më shumë. Ekspertja shpjegoi:
Pra, është mirë të hani më shumë ushqime të duhura, ushqime me kalori më të ulëta dhee me vlera ushqyese, që gjenden në shumë në ushqime me bazë bimore.
3.Mesvaktet
Mos u ndjeni keq për mesvaktet, por sigurohuni që të zgjidhni ushqimet e duhura dhe të shmangni ushqimet e përpunuara, të kripura dhe me sheqer. Dr.Sara tha:
Një mesvakt ideal është diçka si arrat, ato janë të pasura në yndyrna të shëndetshme, të larta në fibra dhe proteina, gjithçka për të ndihmuar në stabilizimin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të mos keni këto dëshira masive si dhe për t’ju ndihmuar të ndiheni më të ngopur për më gjatë.
Disa studime kanë sugjeruar pak dhe shpesh, katër deri në pesë vakte të vogla në ditë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
4.Hiqni dorë nga dietat drastike
Dietat drastike ndërmerren në një bazë afatshkurtër me synimin për të arritur rezultate të shpejta. Dr.Sara pretendon se ato janë një qasje e pashëndetshme dhe e paqëndrueshme për të arritur humbje peshe. Ajo tha:
Ka shumë të famshëm që i mbështesin, por ato nuk funksionojnë, mund të ndikojnë keq në metabolizmin tuaj dhe në mënyrën se si trupi juaj ruan yndyrën.
Krahas një diete të shëndetshme, Dr.Sara rekomandoi edhe stërvitjen.
Stërvitja, ka të bëjë edhe me gjetjen e ekuilibrit të duhur. Shumë njerëz angazhohen shumë shpejt me stërvitjen. Ju duhet vërtet ta ndërtoni ngadalë, përndryshe mund të hiqni dorë shpejt.
Me motin më të ngrohtë vjen një dëshirë në dukje universale për të zbukuruar pothuajse çdo aspekt të jetës tuaj. Kjo në përgjithësi i referohet rregullimit të një shtëpie ose rinovimit të një gardërobë, por ideja për të filluar nga e para me zakonet tuaja mund të zbatohet edhe në ushqim.