Kini kujdes me përdorimin e këtij medikamenti, studimi i ri paralajmëron rreziqe shëndetësore!
Përdorimi i barnave të tilla si ibuprofeni dhe steroidet për të lehtësuar dhimbjet afatshkurtra mund të rrisë shanset për dhimbje kronike, sugjeron një studim i ri. Gjetjet e studimit sfidojnë metodat e zakonshme për trajtimin e dhimbjes dhe tregojnë se mund të jetë koha për të rishqyrtuar mënyrën se si trajtohet dhimbja.
Rimëkëmbja normale nga një dëmtim i dhimbshëm përfshin inflamacion, reagimi natyror i trupit ndaj lëndimit dhe infeksionit dhe kërkimet e reja tregojnë se bllokimi i inflamacionit me ilaçe mund të çojë në dhimbje më të vështira për t’u trajtuar. Mund të ndodhë që inflamacioni të ketë një efekt mbrojtës dhe ulja e tepërt e tij mund të jetë e dëmshme. Me fjalë të tjera, inflamacioni mund të parandalojë që dhimbja akute të kthehet në dhimbje kronike.
Studiuesit thanë se dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës ishte forma më e zakonshme e raportuar e dhimbjes kronike, dhimbje që vazhdon për më shumë se sa pritej pas lëndimit dhe rezultoi në kosto masive ekonomike dhe mjekësore çdo vit. Shumica e pacientëve marrin trajtime standarde si ilaçe anti-inflamatore jo-steroide si ibuprofen dhe kortikosteroide. Por këto barna janë vetëm disi efektive, dhe pak dihet se pse dhimbja akute e cila fillon papritur si përgjigje ndaj diçkaje specifike zgjidhet në disa pacientë, por vazhdon si dhimbje kronike në të tjerët.
Studiuesit thanë se gjetjet u mbështetën nga një analizë e veçantë e 500,000 njerëzve në studimin e ‘Biobank’ në Mbretërinë e Bashkuar që tregoi se ata që merrnin ilaçe anti-inflamatore për të trajtuar dhimbjen e tyre kishin më shumë gjasa të kishin dhimbje dy deri në 10 vjet më vonë. Ky efekt nuk u pa tek njerëzit që merrnin paracetamol ose antidepresivë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky është vetëm një studim dhe nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar dhe hetuar më tej. Gjetjet janë publikuar në ‘Science Translational Medicine’.