5 vakte në ditë si Sofia Vergara dhe do të keni trupin e dëshiruar!

Marisa Karabeci
16/05/2022

Sofia Vergara konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, e cila, ndonëse koha “fluturon”, duket se për të sikur është ndalur. Ndërkaq, është interesante që Sofia i adhuron ëmbëlsirat, por në çdo gjë gjen masën e duhur. Kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik, aktorja kombinon ushtrimet dhe stërvitjet kardio.

Zakonisht nget biçikletën, ndërsa stërvitjet kryesore janë ngritja e peshave. Rregulli kryesor i kësaj diete është të përmbajë pesë vakte në ditë e cila e ndihmon në humbjen e yndyrës nga pjesët e dëshiruara të trupit.

Për mëngjes, modelja kolumbiane preferon një smoothie me fruta dhe perime të freskëta pa yndyrë, ndërsa për mesdrekë konsumon fruta të thata ose qumësht. Për drekë, gati çdo ditë, ha makarona ose oriz me një salcë që nuk përmban yndyrë dhe më pas sërish fruta të freskëta ose tërshërë me një gotë lëng të saposhtrydhur. Aktorja konsumon mish për darkë për shkak të marrjes së proteinave ose peshk me karbohidrate me indeks të ulët glicemik si dhe sallatë të gjelbër.

Me siguri e keni dëgjuar pafundësisht se sa i rëndësishëm është uji për shëndetin, por edhe për bukurinë për shkak të hidratimit dhe Sofia i përmbahet rreptësishtë këtij rregulli. Ajo beson se uji kontribuon në reduktimin e indit dhjamor, për këtë arsye ajo pi shumë në baza ditore. Aktorja pranon se ndonjëherë e “përkëdhel” veten me akullore apo tortën e saj të preferuar.

Sjellim në vëmendje se 49-vjeçarja u bë nënë e një djali kur ishte vetëm 19-vjeçe dhe mbeti e vetme në moshën 21-vjeçare. Për të, një nga përfitimet e lindjes së një fëmije në moshë të re është se ajo kishte energjinë për të bërë dhe për të arritur gjithçka që kishte në mendje. Ajo e përdori këtë në avantazhin e saj dhe bëri të gjitha përpjekjet për të rritur Manolo-n në një mënyrë që atij kurrë nuk do t’i mungonte asgjë. Ai tani është një 30-vjeçar i suksesshëm dhe kur njerëzit e komplimentojnë Vergara-n për djalin e saj, ajo thotë se kjo i bën të gjitha sakrificat e saj të vlefshme.

Më shumë