Jo pa një qëllim, krijohet birra speciale “NATO”!

Marisa Karabeci
18/05/2022

Qytetarët në Finlandë së shpejti do të mund të festojnë aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO me një birrë të prodhuar posaçërisht për këtë rast. Fabrika e vogël e birrës “Olaf Brewing”, me qendër në qytetin e Savolinna, ka krijuar një birrë të quajtur “Otan Olutta”, që do të thotë “Unë marr një birrë”. Otan është gjithashtu akronimi francez dhe portugez i NATO-s.

Pronari i fabrikës së birrës, Petteri Vanttinen tha se:

Ne donim të sillnim pak humor në këto kohëra të vështira. Savonlinna, rreth një orë larg kufirit rus, ka një histori shumë të përgjakshme, një qytet që u bombardua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai vijoi duke thënë se:

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për fqinjin tonë në lindje.

Ashtu si shumë finlandezë të tjerë, Vanttinen ndihet i lumtur për vendimin për t’u bërë anëtar i NATO-s.

Kur shumë qytetarë mendojnë se ky është një vendim i mrekullueshëm, atëherë pse të mos pijmë për ta festuar atë?

Sjellim në vëmendje se së fundmi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe gruaja e tij, Olena Zelenska janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës. Zelenskyy dhe bashkëshortja dukeshin shumë të qetë por njëkohësisht edhe të lodhur në fytyrë ndërsa ecnin për të vendosur lule në arkivolin e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Më shumë