Ju njohim me urën që pritet të transformojë udhëtimin në Ballkan!

Marisa Karabeci
18/05/2022

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare. Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkovic shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie. Ai duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit thotë se:

Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi. Mendoj se ky sezon turistik do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me pandeminë e COVID-19, ne jemi gati.

Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkovic, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik. Ajo pritet të hapet në korrik të këtij viti. Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci që është territor i Bashkimit Evropian rreth 9 kilometra më vonë.

Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024 dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të. Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen. Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

Ndërkaq, një urë e varur do të hapet në verilindje të Republikës Çeke, midis kreshtave të malit Kralicky Snezník, duke ofruar një pamje spektakolare për alpinistët. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ‘Skybridge’ ka një gjatësi prej 721 metrash dhe regjistron kështu urën më të gjatë të varur në botë, midis dy kreshtave malore.

Periudha e pandemisë ka qenë vërtetë e vështirë për një vend që më së shumti bazohet tek turizmi. Por Vietnami tashmë ka një atraksion të ri për të gjithë ata që po përfitojnë nga rihapja e kufijve. Bëhet fjalë për “White Dragon”, siç e kanë quajtur urën prej xhami që është ndërtuar së fundmi në rajonin Bach Long.

Më shumë