Keni njolla kafe në fytyrë?! Mësoni pak për “magjinë” e aspirinës!

Marisa Karabeci
21/05/2022

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë. Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës. Nëse edhe ju jeni një ndër ato persona që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 6 aspirina, 50 g kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Shtypni fillimisht aspirinat derisa të kthehen në trajtë pluhuri. Më pas bashkojini me kosin dhe mjaltin. Pasi të jetë formuar masa homogjene ruajeni në një vazo të vogël qelqi. Lëreni kremin të lidhet mirë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe më pas mund ta përdorni dy herë në ditë. Në mëngjes, përpara se të aplikoni kremin kundra diellit dhe në darkë para se të shkoni në shtrat.

Acidi salicilik që gjendet tek aspirina njihet për efektin e tij anti-inflamator dhe anti-plakje. Ai vepron si analgjezik që heq njollat dhe papastërtitë e ndryshme që grumbullohen në sipërfaqen e fytyrës. Kur acidi salicilik bashkohet me acidin laktik të kosit, që shquhet për efektin e tij zbardhues, rezultati është i mrekulleshëm, zbehje thuajse e plotë e njollave kafe.

Trajtimi i mësipërm duhet përdorur të paktën tre herë në javë. Mos pritni rezultate befasuese që në fillim, por vetëm pas muajit të parë të përdorimit. Ndërkaq, mos harroni të përdorni kremin kundra diellit çdo ditë dhe jo vetëm në plazh, ushqehuni shëndetshëm dhe pini sa më shumë ujë. Në këtë periudhë të vitit, ndoshta jeni gati për pak rreze dielli dhe argëtim.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se pas muajsh të tëra që keni veshur çorape dhe këpucë të mbyllura, këmbët tuaja ndoshta nuk janë gati për verën dhe ekspozimi i tyre mund të mos jetë aq mendim i këndshëm. Por tani është koha të përgatiteni për verën. Nëse nuk keni ndonjë problem themelor shëndetësor, përgatitja mund të jetë e thjeshtë. Ju tregojmë 5 hapa të thjeshtë që mund të ndiqni në shtëpi për t’i rikthyer këmbët tuaja në gjendje të mirë.

Më shumë