Nëse nuk e konsumoni vezën të paktën përdoreni si maskë për fytyrën, bën mrekulli për lëkurën!

Marisa Karabeci
23/05/2022

Edhe tradita të ndryshme të lashta si kineze, egjiptiane dhe arabe kanë përdorur vezët, sidomos të bardhat e tyre si përbërës kryesor të maskave të fytyrës, sepse ato rikthejnë pastërtinë, shkëlqimin, rininë dhe natyrisht zbutin rrudhat në lëkurë.

1.Maska ushqyese

Bëni një masë të veçantë me lëng portokalli dhe miell, përzieni me të verdhën e vezës në mënyrë që masa të mos jetë shumë e trashë, por të përhapet bukur. Aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte, por edhe në duar. Mbajeni deri në 40 minuta dhe lajeni.

2.Maskë e shpejtë për lëkurë të yndyrshme

Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë, shtoni një lugë çaji lëng limoni dhe lëreni të qëndrojë për pak. Shtrydhni lëngun e gjysmës së kivit dhe fërkojeni mirë në lëkurën e fytyrës dhe qafës. Kur lëngu i kivit të thahet, aplikoni të bardhat e vezëve të rrahura në mënyrë të barabartë dhe mbajeni për 20 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas të ftohtë. Kjo maskë tërheq, zbardh lëkurën dhe mbyll poret.

3.Maska ‘piling’ kundër pikave të zeza

Përzieni një lugë krunde me të bardhat e vezëve të rrahura dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni të thahet mirë. Filloni me lëvizje rrethore ta fërkoni masën derisa ta hiqni nga fytyra. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e më pas të ftohtë. Rutina e kujdesit tuaj tregon më shumë sesa thjesht pamjen tuaj.

Procesi është diçka që ndryshon nga personi në person. Ndoshta ju jeni lloji i njeriut që flini fshehurazi në një dhomë kriogjenike dhe konsumoni vetëm suplemente kolagjeni. Ndoshta keni menduar se retinoli është një qetësues kundër dhimbjeve dhe sapo keni kuptuar që zbutësi për buzët ekziston. Cilado qoftë bindja juaj kur bëhet fjalë për rutinën e kujdesit për veten, ne nuk do ju gjykojmë. Por hidhini një sy këtij artikulli dhe zbuloni se cili jeni ju.

Më shumë