Ju prezantojmë me biskotën më të madhe në botë!

Marisa Karabeci
02/06/2022

Kuzhinierja britanike, Frances Quinn, përzieu 160 vezë, 8 kilogramë çokollatë të zezë dhe 15 kilogramë xhelatinë portokalli dhe kështu krijoi biskotën më të madhe në botë. Gjithashtu, ajo theu rekordin botëror, që e mbante vetë, pasi përgatiti biskotën më të madhe në botë, të njohur si “Jaffa Cake”. Më 2017, Frances kishte përgatitur po ashtu një biskotë të madhe.

Ndërkaq, kjo biskotë është aq e madhe sa 6.557 biskota të zakonshme, ndërsa peshon rreth 80 kilogramë. Quinn u shpreh se:

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoja me ‘McVitie’ (kompani për prodhim të çokollatave), për të thyer rekordin që e vendosa pesë vjet më parë.

Rikujtojmë, se Argjentina pak ditë më parë përgatiti biftekun më të madh në botë të llojit milaneze napolitane, një ushqim me mish dhe djathë parmixhan, traditë e Italisë dhe Amerikës Latine. Bifteku krijohet me rastin e ditës “Milaneze” në Lujan, në periferi të Buenos Airesit. Ky lloj ushqimi është një ndër më të dashurit në Argjentinë dhe bazohet në llojin “milaneze” italian i bërë nga shpatullat e viçit.

Sjellim ndërkaq në vëmendje se një fermer izraelit ka shënuar rekordin Guinness, pasi ka rritur luleshtrydhet më të mëdha në botë. Bëhet fjalë për fermerin Chahi Ariel, i cili ka kultivuar luleshtrydhe me peshë 289 gramë, 5 herë më të madhe se pesha mesatare e një kokrre të kuqe, të zakonshme të varietetit lokal Ilan. Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas Guinness.

Më shumë