Studimi i fundit: “Teprimi me sheqerin i ngjashëm me abuzimin e drogës”!

Marisa Karabeci
02/06/2022

Sheqeri është një lëndë ushqimore që e konsumojnë çdo ditë pasi gjendet në kafe, në çokollatë etj. Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i sheqerit është i njëjtë me përdorimin e disa lloje drogërash. Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogën i ndryshojnë qelizat e trurit në mënyrë pothuajse të njëjtë. Një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff tha se:

Qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë tjera të trupit dhe nëse ka ndryshim në strukturë atëherë kjo do të ndryshojë atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut.

Profesoresha Selena Bartlett, thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar. Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo abuzimit me drogë, niveli i dopaminës bie, gjë që bën të konsumojmë sasi më të mëdha të substancës, duke tentuar të kthejmë ndjenjën e kënaqësisë prapë.

Kjo do të thotë se mund të krijoni varësi nga sheqeri në të njëjtën mënyrë që krijohet varësia nga droga. Sheqeri është faktori kryesor sa i përket mbipeshës. Statistikat e reja bëjnë të ditur se mbi një miliard njerëz konsiderohen si mbipeshë. Tejkalimi i çdo dite me ushqime të pasura dhe pjata të përpunuara mund të bëhet një zakon që rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz që, përveçse nxit shtimin në peshë dhe problemet shëndetësore, zvogëlon ndjenjën se keni ngrënë mjaftueshëm dhe rrit ndjenjën e urisë.

Konsumimi i ekzagjeruar i ushqimeve me indeks të lartë glicemik si ëmbëlsirat, buka, pica, pijet freskuese dhe lëngjet e frutave, ushqimet e paketuara, përshembull, stimulojnë një prodhim të lartë të insulinës, një hormon që ka një efekt të menjëhershëm në rikthimin e urisë. Por nëse mendoni se ngrënia e tepërt në tavolinë shkaktohet vetëm nga lloji i ushqimit që hani, do të duhet të ndryshoni mendje. Janë 3 gjëra që duhet t‘i vini në praktikë menjëherë që do t’ju ndihmojnë të hani më pak dhe të jeni më pak të uritur.

Më shumë