E paskemi ditur gabim, gabimi më i madh që po bëni kur ruani vezët në frigorifer!

Marisa Karabeci
08/06/2022

Pothuajse të gjithë i mbajnë vezët në frigorifer. Ky është një zakon normal që ndiqet për të shmangur prishjen e tyre. Mirëpo, ajo që nuk duhet bërë asnjëherë është vendosja e vezëve te dera e frigoriferit. Sipas ekspertëve të konservimit të ushqimeve, ndryshimet e temperaturës, nga hapja dhe mbyllja e frigoriferit, bëjnë që vezët të prishen më shpejt. Për këtë arsye, ato duhet të ruhen në pjesën më të ftohtë. Në mënyrë ideale mund t’i vendosni në një enë dhe t’i vendosni në pjesën e pasme të frigoriferit ku është më i ftohtë.

Ndërkaq, nuk ka dyshim se vezët kanë shumë përfitime shëndetësore, të tilla si përmirësimi i shëndetit të syve dhe sigurimi i shumë lëndëve ushqyese, si proteinat dhe acidet omega-3. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se mund të jetë më mirë t’i zëvendësoni me ushqime të tjera. Në këtë mënyrë, ju mund të qëndroni në rrugën e duhur për një shëndet të mirë. Ngrënia e tepërt e vezëve mund të mos jetë skenari më i shëndetshëm për ju.

Ju rikujtojmë, se kur i zieni vezët mos e derdhni ujin në të cilin i keni keni zier. Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë për lulet. Ky ujë mund të përdoret dhe të jetë fitimprurës për bimët tuaja. Dihet se bimët e duan kalciumin dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët? Kalciumi ndihmon që të ruhet vlera e mirë e pehashit në dhe.

Ah, ju shuajmë një kuriozitet. Tradita të ndryshme të lashta si kineze, egjiptiane dhe arabe kanë përdorur vezët, sidomos të bardhat e tyre si përbërës kryesor të maskave të fytyrës, sepse ato rikthejnë pastërtinë, shkëlqimin, rininë dhe natyrisht zbutin rrudhat në lëkurë. Doni ta provoni edhe ju?! Zbuloni më shumë në këtë link. 

Më shumë