Rrezikoni jetën, shmangni shishen e ujit në makinë gjatë verës!

Marisa Karabeci
08/06/2022

Në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme. Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar se si një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.

David Richardson, i Departamentit të Zjarrfikëses së Midwest në Oklahoma, ka thënë për KFOR që:

Rrezet e diellit ‘përdorin’ lëngun dhe materialin e qartë të shishes për të zhvilluar një vatër fokale dhe të jeni të sigurt, kjo mund të shkaktojë edhe zjarr. Rrezet e diellit kalojnë përmes shishes dhe kur ajo është e mbushur me ujë vepron si një lupë zmadhuese siç ndodh me syzet optike.

Një provë në departament, jashtë makinës, tregon rrezet e diellit që duke kaluar përmes shishes e rrisnin temperaturën e një cope letre deri në 250 gradë. Përfaqësues nga Idaho Power, gjithashtu kanë folur për këtë rrezik potencial në një postim në Facebook, me një video që tregonte dritën e diellit duke kaluar përmes një shisheje uji e cila krijonte tym dhe shenjë djegieje në ndenjësen e makinës, siç e tregon tekniku Dioni Amuchastegui.

Ndërkaq në disa vende në botë, tipike të nxehta, shumica e automjeteve përdorin kondicionerin, në shtëpi, zyrë a kudo. Edhe në makina, shumë njerëz, në rrugë të gjata apo më pak të tilla, zgjedhin kondicionerin. Me siguri, edhe juve ju ndihmon për të krijuar një gjendje më të freskët, por ka edhe një avantazh të madh t’ju bëjë të ndiheni më rehat. Por gabimi që bëjmë shumica prej nesh është që e ndezim kondicionerin direkt sapo futemi në makinë, me xhamat ende të mbyllur.

Theksojmë se nevoja për të mbajtur nën kontroll faturën e energjisë elektrike dhe për të kontrolluar konsumin e energjisë në këtë moment të vështirë ndërkombëtar na detyron të racionalizojmë përdorimin e kondicionerëve. Këto pajisje janë jashtëzakonisht të dobishme në ditët e nxehta, për të ruajtur një klimë të këndshme në shtëpi dhe zyrë, por në të njëjtën kohë janë fajtorë për shpenzimin e sasive të mëdha të energjisë elektrike.

Më shumë