Studimi i ri tregon se kafeja mund të zgjasë jetën!

Marisa Karabeci
11/06/2022

Nëse mbështeteni te kafeja për t’u zgjuar në mëngjes ose thjesht shijoni shijen e saj unike, atëherë e dini se jo çdo filxhan është i njëjtë. Krahas llojit të kokrrave të kafesë që përdoren, çdo lloj ëmbëlsuesi mund të ndryshojë edhe shijen e saj. Një studim i ri ka zbuluar se një filxhan kafe që përmban pak ose në mënyrë ideale aspak sheqer, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Studimi i kryer nga studiuesit e Universitetit të Mjekësisë në Guangzhou, Kinë, hodhën një vështrim në të dhënat e mbi 171,000 pjesëmarrësve. Kur u shqyrtua se si kafeja e pa ëmbëlsuar dhe kafeja e ëmbëlsuar ndikojnë në trup, hulumtimi tregoi se pas një periudhe shtatëvjeçare, ata që zgjodhën kafenë e pa ëmbëlsuar kishin një jetëgjatësi më të madhe, rreth 16-20%, në krahasim me ata që nuk e konsumonin fare.

Këto shifra u rritën në 29-31% kur bëhej fjalë për pjesëmarrësit që shtonin rregullisht rreth një lugë kafeje sheqer. Edhe pse gjetjet janë interesante, për disa dietologë ato nuk janë edhe aq befasuese. Kjo sepse ka shumë të dhëna që tregojnë se kafeja është një pije e shëndetshme dhe anti-inflamatore. Sipas tyre, kafja e zezë është më e shëndetshmja, sepse përmban të gjitha polifenolet dhe antioksidantët e duhur, pa asnjë nga komponentët inflamatore. Sa i përket kafesë që është e ëmbëlsuar me pak sheqer, studimi tregoi se në thelb ka të njëjtin efekt.

Dietologët e mbështesin këtë duke thënë se 1 lugë kafeje sheqer është një sasi e vogël nëse merret parasysh fakti që ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm. Për ta, pasojat më të rënda shëndetësore kanë pijet me shumë sheqer, që përmbajnë nga 8 deri në 12 lugë çaji sheqer, përfshirë këtu edhe kafenë që shitet e gatshme.

Ndërkaq, të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim. Një studim i 7,000 njerëzve pa një rënie të rrezikut prej 30% nga prekja nëse ata pinin më shumë se 900 ml kafe në ditë. Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera.

Më shumë