Edhe pak ditë na ndajnë nga hapja e panairit “Automotive Fair Albania”!

Silvia Tabaku
13/06/2022

Shfaqje të modeleve dhe markave më të njohura të mjeteve për të gjithë pasionantët e botës automotive. Teknologjia e përparuar dhe kushtet në ndryshim të tregut na sfidojnë drejt zgjidhjeve të reja inteligjente në stilizimin lëvizshmërisë brenda qyteteve tona. Nëse dedikimi ndaj ambientit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë janë vlerat tuaja, atëherë dukuni në AFA!

Automotive Fair Albania do të shërbejë si pikëtakimi i prodhuesve dhe aksesorëve dhe pjesëve automotive nga rajoni. Do të jetë vendi ku konsumatorët mund të prekin dhe përjetojnë çdo segment të produkteve dhe aksesorëve për mjetet, nga markat e tyre të preferuara. Aksesorë mjetesh motorike, pjesë këmbimi origjinale dhe shumë kontakte për t’u shkëmbyer në këtë event.

Mundësi ekskluzive që nuk mbarojnë brenda hapësirave të bendshme e të jashtme të ekspozimit, por shtrihen edhe në hapësira të veçanta në trajtën e workshop-eve, dëgjesave dhe organizimeve të pandërprera.

E gjithë kjo do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizimit, krahas identifikimit të fushave të inovacionit, zbatimit të shërbimeve të reja dhe gjithashtu zgjidhjeve digjitale. Automotive Fair Albania do t’i kushtojë vëmendje të veçantë mjeteve elektronike, si protagoniste kryesore të një zhvillimi ekologjik të qëndrueshëm.

Industria automotive duhet të jetë udhëheqëse e përkushtuar për të theksuar kontibutin e vet të rëndësishëm në axhendën e Sigurisë Rrugore, si duke rritur ndërgjegjësimin ashtu edhe duke ofruar një mndësi legjitime për argëtim. Me të rinjtë që vazhdojnë të jenë botërisht të pasqyruar në statistikat e viktimave të aksidenteve rrugore, çdo mundësi është e vlefshme për të dërguar mesazhe ndërgjegjësuese.

Në AFA do të tërheqim vëmendjen te veçoritë e sigurisë së mjeteve garuese, rregulloret e këtyre ngjarjeve dhe rëndësinë për përdoruesit e tjerë të rrugës! Ndryshimi i sjelljes së përdoruesve të rrugës është qëllimi ynë, duke sjellë modele të shkëlqyera influencuese për drejtimin e përgjithshëm. AFA do të bashkojë shumë klube dhe shoqata, për të punuar ngushtë me autoritetet e tyre lokale dhe shërbimet e urgjencës për të ndihmuar në përpjekjen për të reduktuar viktimat në rrjetin rrugor të vendit.

Për më shumë infromacion mund të ndiqni:

Instagram
Facebook
YouTube

Më shumë