Sezoni i plazhit filloi/Ja 5 këshillat më të rëndësishme që duhet t’i ndiqni patjetër!
Vera erdhi, sezoni i plazhit sapo ka filluar dhe normalisht që ne kemi nevojë për disa këshilla të cilat janë mjaft të domosdoshme për mënyrën sesi të kujdesemi për veten. Shumica e personave janë adhurues të stinës së verës dhe gjithmonë mundohen që gjithçka ta shijojnë deri në maksimum. Ky sezon konsiderohet gjithashtu edhe si sezoni i çlodhjes dhe i relaksimit pas një viti të gjatë e të ngarkuar. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla për t’ju ndihmuar të kujdeseni për veten këtë verë dhe të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë gjithë sezonit!
Pushoni
Rutinat mund të ndryshojnë me ngjarjet e verës, por synoni të bëni shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë. Mbajeni dhomën tuaj të freskët për ta bërë gjumin tuaj më të rehatshëm.
Stërvituni
Nxehtësia e shtuar mund ta bëjë që ushtrimet të jenë të pakëndshme në muajt e verës. Provoni të bëni disa ushtrime në mëngjes para se dielli të jetë në kulmin e tij, ose shpërndajeni gjatë ditës duke e bërë pushime të shkurtra në shëtitje gjatë gjithë ditës.
Qëndroni në shoqërinë miqve ose familjarëve
Planifikoni diçka argëtuese me familjen ose miqtë. Nuk ka nevojë të jetë e shtrenjtë, por të qenit social dhe rreth të tjerëve do të ndihmojë që çdo mendim negativ të mos përtërihet. Nëse nuk ju pëlqen të jeni në një hapësirë të mbushur me njerëz përpiquni të telefononi të paktën një person për të qëndruar me të.
Qëndroni gjithmonë të hidratuar
Synoni të pini më shumë se tetë gota standarde në ditë. Dhe bëhuni kreativ: vendosni disa manaferra të ngrira në ujin tuaj ose edhe disa gjethe nenexhiku. Zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë uji si shalqini, pjepri, domatet dhe trangujve.
Përdorni krem kundër diellit
Kërkoni të paktën një SPF 30 dhe vendoseni atë gjatë gjithë kohës!