Dorina Mojallia shpjegon në TAR se çfarë duhet të konsumojmë tani gjatë sezonit të verës!

Silvia Tabaku
14/06/2022

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Dorina Mojallia, një blogere mjaft e njohur në rrjetet sociale jo vetëm për recetat e saj por edhe si bodybuilder. Duke qenë se sezoni i verës sapo ka filluar të gjithë kanë nevojë për disa këshilla në lidhje me pjesën e reduktimit të ushqimit apo edhe me krijimin e vakteve të lehta për organizmin.

E gjithë çështja është se personi duhet të kuptojë ku e ka oreksin. Nëse e ke në drekë, darkë apo në mëngjes. Nuk duhet pasur frikë për orarin. Rëndësi ka masa dhe orari. Nuk është çështje orari sesa ajo çfarë je duke kosumuar. Nuk është gjë e mirë evitimi i vakteve kur kemi oreks.

Cilat janë ushqimet që dominojnë në këtë sezon?

E rëndësishme është konsumimi i ujit, njerëzit mendojnë se nga puna e tepërt kanë uri por në të vërtetë janë të dehidratuar, duhet të konsumohet të paktën 1.5 litra ujë në ditë. Gjithashtu edhe prania e proteniave në vakte, si veza, mishi, kosi apo tuna. Ama ne nuk duhet të eleminojmë karbohidratet. Mos i eleminoni ushqimet, duhet t’i hani. 

Kush mund të quhet një vakt ideal dhe më i thjeshtë?

Gatimi më i thjeshtë është omleta me tërshërë në mëngjes sepse ka fibra dhe mund që të shoqërohet me pak domate. Në drekë zgjedhim llojin e proteinës, si mishi por nëse nuk jemi tek mishi kemi bishtajoret e ndryshme që mund t’i shoqërojmë me makarona ose oriz. Ndërsa në darkë mund të përgatisim sallata të ndryshme.  

Sa i përket ëmbësirave që shumë prej nesh nuk i shmangini dot a ka një zgjidhje?

Unë kam gjetur se mënyra më e mirë për të mos i larguar ëmbëlsirat është që t’i afrojmë por me moderim. Pra nëse dua një ëmbëlsirë me fruta të thata duhet me moderim. Me pak fjalë gjithçka lejohet.

Dorina gjithashtu ka dhënë edhe disa sugjerime në lidhje me përgatitjen e ëmbëlsirave.

Mund të marrim një babane dhe luleshtyrdhe, të cilat i ngrijmë pastaj me pak ujë dhe mjaltë së bashku i trazojmë në blender dhe ja ku krijuam një akullore. 

Më shumë