Hapat për ta bërë partnerin tuaj t’ju tregojë sekretet!

Marisa Karabeci
17/06/2022

Disa ekspertë të shëndetit mendor kanë treguar këshillat për ta bërë partnerin tuaj që të hapet me ju dhe t’ju tregojë sekretet. Jeni gati?!

1.Krijoni një hapësirë ​​të sigurt për të zhvilluar bisedën

Mendoni për një vend ku bashkëshorti ose partneri juaj do të ndihet rehat në mënyrë që të mund të flisni pa shpërqendrime, idealisht diku ku të jeni të qetë dhe të relaksuar. Mund të jetë e dobishme të bëni një aktivitet që e dini se i pëlqen, kështu që të mund të flisni por që fokusi të mos duket sikur bie tek biseda. Mbani një gjuhë trupi sikur qëndroni të hapur për të mirëpritur atë që do t’ju thonë, uluni drejt, mbani kontakt me sy dhe drejtoni trupin tuaj drejt tij. Sigurohuni që ndiheni të qetë, të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar.

2. Filloni ju bisedën

Një mënyrë për të filluar bisedën është duke i thënë të dashurit tuaj se keni vënë re se ai nuk duket si vetvetja dhe se jeni të shqetësuar për të, pastaj mund të pyesni se çfarë po i shqetëson. Nëse e dini se partneri po lufton me një situatë të veçantë, si problemet në punë, përdorni këtë temë si pikënisje.

3. Pyesni

Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar situatën dhe për të kuptuar se si po ndihet dikush është të pyesësh partnerin: ‘Si ndihesh në një shkallë nga një deri në dhjetë?’ Për të kuptuar më mirë mendimet dhe ndjenjat e tyre, filloni pyetjen tuaj me çfarë, kush, kur ose si.

Kur ke filluar të ndihesh në këtë mënyrë? Çfarë po të sfidon për momentin? Si po e menaxhon/përballon? Me kë tjetër mund të flasësh për këtë? Kjo ju ndihmon të tregoni se jeni të interesuar të kuptoni më mirë atë që partneri po kalon. Pra, në vend që të pyesni, ‘A ke nevojë për ndihmë?’, provoni të pyesni, ‘për çfarë ndihme ke nevojë?’

4. Mos pyesni me “pse”

Kapërceni pyetjet “pse”. Pyetjet “Pse” mund të tingëllojnë gjykuese dhe mund ta vënë partnerin tuaj në mbrojtje, përshembull ‘Pse je i trishtuar?’ Kjo lloj pyetje e vendos tjetrin direkt në mbrojtje dhe krijon tension për zhvillimin e bisedës.

5. Tregohuni të pranishëm

Nëse partneri vendos të tregojë se si ndihet, jini të pranueshëm, të dhembshur dhe dëgjojini ndjesitë që po ju shpjegon duke u shprehur si: “Nuk është çudi që ndihesh në ankth, ka kuptim të ndihesh kështu”. “Duket sikur gjërat kanë qenë vërtet të vështira për ty”.

6. Mos e humbni përqendrimin

Qëndroni të pranishëm gjatë bisedës. Dëgjoni atë që ai thotë pa u hutuar nga gjëra të tjera, si përshembulll të kontrolloni telefonin.

7. Mos jepni shumë këshilla

Mundohuni të mos jepni këshilla. Edhe kur kemi qëllime të mira, dhënia e këshillave mund të na bëjë të zotërojmë situatën. Nëse partneri juaj ju kërkon këshilla, së pari përpiquni të kuptoni më mirë situatën e tij. Shpesh, vetëm duke folur për gjërat do ta ndihmojë atë të gjejë rrugën e tij.

Më shumë