Keni vazhdimisht aromë të keqe në pjesët intime?! Këto 2 produkte do t’ju shpëtojnë!

Marisa Karabeci
17/06/2022

Me ardhjen e verës, shumë gra përballen me një problem tejet të bezdisshëm, djersitja në zonën intime dhe aroma e pakëndshme vaginale. Kjo e fundit ndodh për shumë shkaqe duke filluar që nga mungesa e higjienës intime, përdorimi i të brendshmeve të papërshtatshme, regjimi ushqimor i çekuilibruar si dhe mbiprodhimi i gjëndrave apokrine, të cila zhvillohen në zona të pasura me folikula qimesh, si sqetullat dhe zona vaginale.

Nëse jeni të pakënaqura nga përdorimi i larësve intimë, provoni 2 metodat e mëposhtme:

1.Vaji i pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit është një nga ata produkte që nuk duhet të mungojë kurrsesi në ritualin e përditshëm të higjienës personale. I pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe përbërës me veti antibakteriale, antimykotike, antiinflamatorë dhe antiseptikë, ky vaj është zgjidhja ideale për të zëvendësuar larësin intim dhe eleminuar aromat e pakëndshme të vaginës, si dhe normalizuar nivelet e pH-it të saj. Është një vaj esencial shumë i koncentruar që tretet lehtë. Mjafton që të shtoni 3-5 pika vaj të pemës së çajit në një gotë me ujë dhe të lani vulvën dhe gjithë zonën vaginale me këtë përbërje. Jo vetëm që aromat e pakëndshme do të zhduken, por nuk do të keni më as kruajtje e sekrecione.

2.Sodë buke

Nëse nuk keni në shtëpi vaj të pemës së çajit, bëni mirë të kontrolloni nëse ju ka mbetur paska sodë buke pasi është alternativa e dytë më e mirë për të eleminuar erën e keqe vaginale. Ky ndryshim i aromës mund të vijë si rezultat i ndryshimeve të pH-it si rrjedhojë e shfaqjes së ndonjë bakteri kërpudhor në vaginë, kështu që kush më mirë se soda e bukës për ta parandaluar dhe trajtuar atë. Soda e bukës ka veti të forta antibakteriale dhe antiseptike prandaj shpëlarja me të është mëse e këshillueshme. Tresni një lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Përziejeni vazhdimisht dhe shpëlahuni nga poshtë 2-3 herë në ditë.

Më shumë