Mos i hidhni lëkurat e patateve, bëjnë mrekulli për flokët dhe fytyrën tuaj!

Marisa Karabeci
17/06/2022

Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se çfarë mrekullish mund të bëjnë për lëkurën tuaj do t’i gatuani më shpesh vetëm që të mund t’i përdorni. Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këto përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe eliminojnë shenjat e akneve dhe njollat kafe, por jo vetëm.

Lëkura e patates u jep gjithashtu shkëlqim flokëve të dëmtuar dhe i ndihmojnë të rriten më shpejt.

Maskë me patate për flokët

Lani mirë e mirë 3-4 kokrra patate mesatare dhe qërojini me kujdes. Në një enë shtoni 1 gotë ujë, lëkurat e patateve dhe 10 pika vaj esencial rozmarine. Kalojini në mikser dhe më pas filtrojeni. Përdoreni para çdo larjeje pasi u jep shkëlqim flokëve dhe forcon folikulat e reja. Lëngun që përftuat aplikojeni direkt në skalpin e kokës dhe masazhojeni për 15 minuta.

Maskë me patate për fytyrën

Merrni 2 patate dhe qërojini. Lëkurat lijini në ujë të vakët për 10 minuta. Më pas shtypini në mikser me 1 filxhan kafeje lëng limoni. Këta 2 përbërës kur kombinohen bashkë zbehin njollat kafe dhe i japin shkëlqim lëkurës.

Rikujtojmë, se prej disa vitesh, listës së gjatë të vajrave bimorë që gjenden në treg i është shtuar një produkt shumë interesant dhe dobiprurës, vaji i pemës së çajit. Ky vaj esencial është shumë i përqendruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Ai përmban veti antibakeriale, antimykotike dhe antiinflamatore.

Vaji i pemës së çajit vjen nga gjethet e Melaleuca alternifolia, një pemë e vogël vendase në Queensland dhe New South Wales, Australi. Megjithëse Melaleuca alternifolia njihet si pema e çajit, nuk duhet ngatërruar me bimën që prodhon gjethe që përdoren për të bërë çaj të zi dhe jeshil. Vaji i pemës së çajit është përdorur si ilaç tradicional nga aborigjenët për shekuj me radhë. Lexoni për të mësuar si mund të kuroni aknet me këtë vaj.

Më shumë