Për të përballuar vapën njihuni me ushqimet që duhet të konsumoni!

Marisa Karabeci
17/06/2022

Në këto ditë të nxehta vere jo pak herë dëgjojmë nga miqtë dhe të afërmit tanë se konsumojnë më pak ushqim, ose që nuk dimë se çfarë të hamë. Por ka disa ushqime që do të ishin shumë të këshillueshme në mënyrë që edhe organizmi ynë të mos e ndjente kaq shumë të nxehtin. Frutat kryesore që ju bëjnë mirë janë qershitë, pjeshkët, portokallet, kivi, etj. Këshillohet të konsumoni edhe rrush, pasi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët, nëpërmjet acideve të veçanta që ndimojnë personat e moshuar.

Perimet

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga produket që duhet të konsumohen në masë. Të dy këto produkte kanë përmbajtje të lartë të lëngjeve, atë që trupi ka më shumë nevojë gjatë temperaturave të larta. Por këshillohen edhe perimet si patëllxhani, brokoli, qepa, lakrat etj, të cilat i japin më shumë energji trupit të njeriut, për të përballuar temperaturat mbi 35 gradë celsius.

Ujë

Gjatë muajit korrik dhe gusht trupi i njeriut ka më shumë nevojë për ujë se sa për ushqim. Një studim në SHBA ka zbuluar se ata persona që nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë verës, kanë një risk më të madhe për tu prekur nga sëmundje të ndryshme. Minimalisht duhet të pini 3-4 litra ujë në ditë, ndërsa ata persona që konsumojnë më shumë, kanë risk të vogël për tu prekur nga sëmundjet.

Lëngje

Frutat e shtrydhura këshillohet të konsumohen çdo ditë. Lëngu i bananes, luleshtrydhes, i portokallit mbrojnë organizimin nga sëmundjet dhe mbi të gjitha i japin më shumë rezistencë. Lëngjet duhet të konsumohen në oraret e drekës dhe të darkës. Ata persona që mbajnë dietë mund të pinë lëngje, pa patur frikë se mund të shtojnë në peshë, pasi zëvendësohet edhe ushqimi nëpërmjet vitaminave që ato kanë.

Më shumë