E kujt i pëlqen një bark i fryrë teksa jeni në plazh?! Zgjidhja perfekte nëse doni të dukeni në super formë!

Marisa Karabeci
20/06/2022

Vera është ajo stinë, ku më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit, kërkojmë dëshpërimisht mënyra të shpejta dhe të menjëhershme për të larguar kilogramët e tepërt. Megjithatë, ka një truk për humbjen e shpejtë të peshës dhe fshihet në ushqimin tuaj. Me fjalë të tjera, sasia që konsumoni duhet të zvogëlohet dhe kjo mund të bëhet përmes këtij sekreti. Mos e anashkaloni këtë hap të rëndësishëm në ritualin e të ngrënit.

Zgjidhni një vakt me rreth 100 kalori, i cili do t’ju japë efektin që ju dëshiron dhe të lehtësoni urinë. Më pas, nga pjata kryesore, fillimisht duhet të hani perimet, më pas proteinat dhe në fund të gjitha karbohidratet. Në këtë mënyrë, derisa të arrini fazën e fundit, keni një shans të mirë për t’i dhënë trurit mesazhin se tashmë jeni ngopur. Provojeni dhe shikoni trupin e humorin tuaj që ndryshon duke u përmirësuar.

Ndërkaq, herë pas here, dëgjojmë metoda nga më të ndryshmet për të pasur sukses në heqjen e kilogramëve të tepërt. Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë të hani çdo 6 deri në 15 orë, duke shmangur ushqimet e vazhdueshme, vetëm në këtë mënyrë ora biologjike mund të funksionojë siç duhet. Agjëroni ose bëni “fasting” të paktën 14 orë në ditë, hani ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 15:00 të pasdites dhe anashkaloni darkën.

Kjo është “receta” e humbjes së peshës sipas një raporti të bërë nga ekspertët e të ushqyerit dhe të publikuar në ‘Nature’. Në këto ditë të nxehta vere jo pak herë dëgjojmë nga miqtë dhe të afërmit tanë se konsumojnë më pak ushqim, ose që nuk dimë se çfarë të hamë. Por ka disa ushqime që do të ishin shumë të këshillueshme në mënyrë që edhe organizmi ynë të mos e ndjente kaq shumë të nxehtin.

Më shumë