Në vend që të dëshpëroheni për faktin se fëmija juaj nuk po e konsumon më pjatën e tij të preferuar, ja çfarë të bëni!

Marisa Karabeci
20/06/2022

Papritmas fëmija juaj nuk e konsumon më pjatën e tij të preferuar?! Mos u shqetësoni dhe mos u dëshpëroni, ky është një rast shumë i zakonshëm në fazën e zhvillimit të një fëmije dhe është krejtësisht normale. Agata Ashindu, eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, zbuloi disa nga arsyet e mundshme për këtë situatë dhe këshilloi prindërit se si të merren me të.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët bëhen më të pavarur, ecin, mësojnë të flasin dhe zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë, ndaj duan të sillen në përputhje me këto rrethana. Ndonjëherë nuk do të duan as të hapin gojën, do të largohen nga tavolina, do të protestojnë, do të hedhin ushqimet që hanin dikur.

Fëmijët mësojnë çfarë u pëlqen dhe çfarë jo

Gjatë kësaj periudhe, ata fillojnë të vërejnë modele në dietën e tyre, mësojnë se disa ushqime janë më të ëmbla ose ndoshta më të shijshme se ato të gjelbrat dhe të hidhurat. Është e mundur që fëmijët që kanë pasur shpesh mundësi të hanë ëmbëlsira dhe ushqime të përpunuara, të fillojnë të refuzojnë ushqimet më pak të ëmbla.

Kjo është faza në të cilën fëmijët mësojnë çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen të hanë. Të ngrënit është një aktivitet mjaft i prekshëm dhe një fëmije mund të mos i pëlqejë ushqimi krokant ose i butë, ushqimi që përtypet për një kohë të gjatë ose diçka tjetër.

Jini të qëndrueshëm në ofrimin e ushqimit

Kjo fazë është krejtësisht normale dhe e pritshme, mbase edhe kalimtare, por ju mund tʹia bëni më të lehtë fëmijës tuaj, duke vazhduar t’i ofroni ushqime të reja për t’i provuar, pa shumë bujë. Jini këmbëngulës dhe udhëhiquni nga fakti se ajo që fëmijët mësojnë për ushqimin në këtë fazë është çelësi i qëndrimit të tyre ndaj ushqimit në të ardhmen.

Furnizoni shtëpinë me ushqime të pasura me vlera ushqyese që dëshironi të hajë fëmija juaj dhe mos ofroni më shumë opsione sepse nëse fëmija ka mundësi të zgjedhë do ta përdorë atë. Ekspozoni fëmijët tuaj ndaj një shumëllojshmërie ushqimesh dhe erëzash në baza ditore, madje edhe ato që ju personalisht nuk i preferoni sepse ndoshta këto ushqime do t’i pëlqejnë fëmijës suaj.

Stomaku dhe i gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund të pranojë çdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sistemit tretës bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë viteve të para të jetës së tij. Njihuni me ushqimet të cilat fëmijët nuk duhet ti konsumojnë deri në moshën 2-vjeçare.

Më shumë