Ato fryhen, sidomos në fund të ditës dhe bëhen aq të rënda saqë mezi arrini të lëvizni. Këmbët e fryra dhe të lodhura janë një nga tiparet klasike të shtatzënisë, veçanërisht kur mbani peshën e barkut gjatë muajve më të nxehtë. Ënjtja ndodh për shkak të mbajtjes së lëngjeve, e cila nga ana tjetër lidhet me problemet në qarkullimin venoz dhe limfatik. Si të përmirësoni qarkullimin e gjakut në shtatzëni?
Para së gjithash, është thelbësore të shmangni qëndrimin e tepërt në të njëjtin pozicion, veçanërisht në këmbë, edhe më keq nëse qëndroni pa lëvizur. Përkundrazi, është e nevojshme të lëvizni, qoftë edhe thjesht duke ecur, në mënyrë që qarkullimi të mbetet aktiv. Një ndihmë e çmuar vjen nga ngritja e këmbëve, sa më shumë që të jetë e mundur sipas lirisë së lëvizjes që lejon barku. Gjaku kullon dhe ënjtja lirohet. Nëse mundeni, mund ta bëni duke i mbështetur këmbët në mur ose thjesht duke përdorur një karrige ose stol.
Është e dobishme të kaloni pak ujë të ftohtë nga kyçet e këmbëve në ijë për të aktivizuar qarkullimin. Mund të bëhet edhe disa herë në ditë për të lehtësuar rëndimin dhe ënjtjen dhe e njëjta gjë vlen edhe për një banjë të ftohtë këmbësh, së cilës i shtohet pak kripë e trashë e cila, për shkak të procesit të osmozës, thith lëngjet duke i dhënë lehtësi. I vlefshëm është edhe kontributi i kremrave kundër lodhjes me bazë substanca freskuese si mentoli dhe mbrojtës i mikroqarkullimit.
Mund të ruhen edhe në frigorifer për një efekt freskie edhe më intensiv dhe të qëndrueshme. Fajin e kanë edhe hormonet, veçanërisht estrogjeni dhe progesteroni, të cilët kanë një efekt vazodilatator dhe për rrjedhojë favorizojnë stazën venoze me pasojë grumbullimin e lëngjeve, ënjtjen dhe rëndimin. Nuk duhet harruar se vapa rrit edhe më shumë vazodilatimin, duke përkeqësuar gjendjen e këmbëve në pritje.
Ndërkaq, gjenetika nuk është i vetmi faktor që ndikon në pamjen e foshnjës, sepse ajo që ndodh gjatë shtatzënisë mund të ndikojë edhe në shëndetin dhe pamjen e ardhshme të fëmijës. Nga ushqimi që nënat e ardhshme konsumojnë e deri te kushtet e mjedisit të tyre, ka shumë faktorë befasues që mund të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e të porsalindurve. ‘Bright Side’ renditi 7 gjëra që nuk bien në sy që ndoshta mund të formësojnë tiparet fizike të foshnjës dhe shpresojmë se ato do t’ju ndihmojnë të bëheni më të ndërgjegjshme për ‘udhëtimin’ e shtatzënisë.