Udhëzuesi i duhur për t’u dukur sa më mirë në verë!

Marisa Karabeci
22/06/2022

Vera në përgjithësi na ndan në dy kategori. Ata që duken mirë kur del dielli dhe ata që duken të djersitur dhe me flokët keq. Ky artikull është për ata që e ndjejnë se nuk duken fort mirë në ditët me diell. Ruajtja e ekuilibrit në një mot të nxehtë është sfidë më vete. Por, gjithmonë ka zgjidhje për çdo shqetësim apo problem që shfaqet. Lexoni për të zbuluar disa nga këshillat dhe produktet më të mira për kujdesin ndaj lekurës në këtë mot të nxehtë për t’u dukur sa të më të freskët.

1. SPF nga Barbara Sturm

Nesë nuk keni një SPF atëherë nuk jeni duke u kujdesur për lëkurën e trupit tuaj. Mbrojtja kundër rrezeve UVA dhe UVB është mburoja më e mirë që mund t’i jepni lëkurës tuaj kundër plakjes së parakohshme. SPF-të e shkëlqyera për fytyrën ekzistojnë dhe ju do të gjeni më të mirën nga Dr.Barbara Sturm. As me shkumë dhe as më yndyrë, kjo lëndë mund të përzihet me hidratuesin tuaj dhe pak po e sigurt do t’ju bëhet zakon ta përdorni çdo ditë.

2. Deodoranti ‘Grown Alchemist’

Keni nuhatur sqetullat kohët e fundit? Deodoranti i mirë është po aq i rëndësishëm sa larja e dhëmbëve, kështu që duhet të investoni. Grown Alchemist është zgjidhja e duhur sepse përmban ekstrakt myshku dhe kompleks sherebele për të neutralizuar erën e keqe të verës, plus acid glicirrizinik për të qetësuar çdo acarim.

3. Serumi përforcues për lëkurën

Si një pije e freskët për lëkurën tuaj, serumi përforcues hialuronik i Dr.Dennis Gross Skincare përthithet pa probleme në lëkurë dhe është i mbushur me ekstrakt shalqiri dhe vaj aguliçe për t’u hidratuar lehtë. Ajo ka një formulë që do ta mbajë fytyrën tuaj të duket dhe të ndjehet e freskët dhe e hidratuar. Është ideale për ta mbajtur në tavolinën tuaj të punës duke e aplikuar gjatë gjithë ditës.

4. Hidratuesi ‘Sisley’

Na lejoni t’ju rekomandojmë hidratuesin Sisley’s Phyto-Hydra Teint si një përmirësim rutinë të kujdesit ndaj lëkurës. Është injektuar me zgjuarsi me një pluhur matifikues, që do të thotë se do të mbajë larg yndyrën gjatë verës.

5. Produkti për flokët ‘Hanz de Fuko’

Moti i verës mund të kontribuojë që flokët të duken të pakëndshme kështu që është një ide e mirë të zgjidhni një produkt që mund të përballojë nxehtësinë dhe lagështinë. Hanz de Fuko, thith vajin e tepërt nga flokët dhe skalpi juaj dhe punon për t’i shtuar volum flokëve duke siguruar një pamje mbresëlënëse.

Më shumë