Vitaminat e domosdoshme për sezonin e verës!

Marisa Karabeci
22/06/2022

Ae dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e ‘zhveshin’ organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtatim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.

Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës:

1.Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant që gjendet në gjithçka duke filluar nga portokallet, zarzavatet dhe deri tek patatet e bardha. Vitamina C luan një rol të drejtpërdrejtë në prodhimin e kolagjenit, funksionin e neurotransmetuesve dhe sistemin e përgjithshëm imunitar. Vera është periudha e dytë më e zakonshme për infeksionet e sipërme respiratore dhe shpërthimet e infeksionit të sinusit në zonat ku njerëzit takohen dhe kanë kontakt me njëri-tjetrin. Doza mesatare ditore për të rriturit është 500-1000 mg në ditë. Gjithsesi disa pacientë mund të kenë nevojë për dozë më të lartë të vitaminës C, por kjo jepet me rekomandim nga mjeku.

2.Vitamina E

Vitamina E është një tjetër vitaminë e rëndësishme për verën. Gjendet tek vezët, mishi, në shumicën e frutave dhe perimeve, megjithëse në sasi më të ulëta. Në trup, vitamina E vepron si një antioksidant, duke ndihmuar mëlçinë dhe pjesën tjetër të trupit të pastrojnë radikalet e lira dhe toksinat. Radikalet e lira, qelizat që përmbajnë shumë elektrone, mund të dëmtojnë gjenetikisht trupin dhe lidhen me shumë sëmundje, si dhe shenja tradicionale të plakjes. Ajo mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit. Doza ditore e rekomanduar është rreth 300 mg në ditë, për pacientët e rritur.

3.Vitamina A

Ashtu si vitamina E, vitamina A tretet në yndyrë dhe është ndër më të rëndësishmet për shëndetin gjatë verës. Në mungesë të saj, ne do të ishim të verbër. Shumica e njerëzve marrin shumë vitaminë A nga mishi, peshku, karrota, patatet e ëmbla dhe perimet jeshile. Marrja e vitaminës A në verë mund të parandalojë dëmtimin e shikimit nga dielli, por gjithashtu mund t’ju ​​ndihmojë të shihni më qartë. Konsumi ditor i rekomanduar është nga  700 deri në 900 mikrogramë. Nëse jeni në gji ose shtatzënë, mjekët rekomandojnë që ta rrisin dozën e saj nga 1200-1500 mikrogramë.

Më shumë