Ju kanë “vdekur” nervat?! Ja si ta mbani fokusin në punë në prag të pushimeve!

Marisa Karabeci
23/06/2022

Mes vapës dhe destinacioneve të pushimeve që po afrojnë, është gjithnjë e më e vështirë të qëndrosh i fokusuar dhe efikas në punë. Më poshtë do të gjeni 7 këshilla për t’i vënë në praktikë për të qëndruar produktiv në punë edhe gjatë verës.

1.Filloni ditën me një shëtitje energjike

Përfitoni nga fakti që dielli lind shumë herët dhe që temperaturat janë më të ulta në mëngjes, bëni një shëtitje të këndshme përpara se të filloni ditën, në mënyrë që të mbusheni me energji pozitive.

2.Kryeni detyrat më sfiduese në mëngjes

Organizoni ditën tuaj të punës për të kryer aktivitetet që kërkojnë më shumë vëmendje dhe përqendrim në mëngjes, ndoshta menjëherë pas ecjes tuaj energjike.

3.Nëse mundeni, punoni jashtë

Kryerja e disa prej punëve tuaj në ajër të hapur ju lejon të shijoni përfitimet e diellit dhe menjëherë të ndiheni më energjikë.

4.Trajtojeni veten me një pushim dreke në natyrë

Sidomos nëse nuk është e mundur të punoni jashtë, mund të përfitoni nga pushimi i drekës për të shijuar pak diell ose freski nën hijen e një peme në një park.

5.Mos harroni rëndësinë e rutinës

Edhe pse orët e shumta të ditës dhe moti i këndshëm do të na mbanin jashtë çdo natë vonë, bëjeni synimin tuaj të mbani një rutinë gjatë javës me orare të caktuara. Mundohuni të flini pothuajse në të njëjtën kohë çdo herë dhe për të paktën 8 orë rresht.

6.Kujdesuni për ushqimin tuaj

Është e rëndësishme të ruani nivele të larta përqendrimi, të hani siç duhet me vakte të rregullta, duke shpërndarë pesë porcione frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës.

7.Mos u kapni të papërgatitur në shtator

Në këtë fazë të vitit, energjitë bien. Pranojeni këtë moment, por në të njëjtën kohë përfitoni nga ai për të planifikuar projektet për muajin shtator. Të menduarit për të ardhmen do t’ju japë energji dhe dëshirë për të bërë për të përballuar këto javë të fundit. Duke vepruar kështu, do të jeni gati të filloni me këmbën e djathtë pasi të ktheheni nga pushimet.

Më shumë