2 ushqimet që Jennifer Lopez nuk i konsumon kurrë!

Marisa Karabeci
27/06/2022

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez është 52-vjeçe dhe duket në formë të shkëlqyer fizike. Jo pa qëllim, shumë pyesin se cili është sekreti i formave trupore të saj. Këngëtarja po kalon një nga periudhat më të mira të jetës dhe kjo shihet edhe nga pamja e saj.  Por si e ruan ajo gjendjen e saj fizike?

Siç e ka përmendur shumë herë, ajo ndjek një program intensiv ushtrimesh dhe një dietë të ekuilibruar. Trajneri i saj personal, David Kirsch, ka thënë e ajo është shumë e fokusuar dhe shumë e disiplinuar. “Jennifer nuk dorëzohet, ajo është e fortë”,-tha Kirsch duke zbuluar se këngëtarja ka vite që nuk ka pirë kafeinë apo alkool. Për më tepër, ajo përdor vaj ulliri për rrudhat.

Më parë, ajo është shprehur se sekreti i antiplakjes, është se e lyen fytyrën me vaj ulliri.

Është një sekret që e përdor gjatë gjithë këtyre viteve sepse funksionon vërtet. Një nga gjërat që duhet të bëni që 15 vjeçe, është përdorimi i kremrave kundër diellit çdo ditë.

Rikujtojmë, se në dokumentarin e saj, ylli i pop-it ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez. Gjatë rrëfimit të saj, ajo e përshkruan të ëmën si një person të komplikuar, ndërsa zbulon se e ka dhunuar fizikisht kur ka qenë fëmijë.

Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër.

Sjellim në vëmendje se Lopez ndau me fansat së fundmi në faqen e saj, ‘On the JLo’, rëndësinë e të fjeturit më shumë se shtatë orë. Kur ishte në të njëzetat, në vitet 90 dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi jo i mirë rrezikuan shëndetin e saj. Ajo zbuloi si pushimi optimal ia ndryshoi jetën dhe se edhe vetëm një gjumë i mirë natën mund ta bëjë atë të duket një dekadë më e re. 

Më shumë