Kërkon vëmendje?! Ngjyra më e përshtatshme që duhet të veshësh në takimin e parë!

Marisa Karabeci
27/06/2022

Kushdo e njeh rëndësinë e ngjyrave dhe se si ndikojnë perceptimin për personat që i kanë veshur. Zgjedhja e veshjes perfekte për një event është vetë e vështirë, shtoji dhe efektin psikologjik të ngjyrave dhe bëhet gati e pamundur. Por për të qenë e sigurt, ti mund të zgjedhësh ngjyrat bazike. Klasike kokë e këmbë me të zeza, me ndonjë detaj të bardhë është uniformë e suksesshme. Një studim po mbështet atë që kemi ditur, e zeza është më e mira.

Kompania britanike Buy T-Shirts Online (një furnitor për kompanitë si American Apparel) drejtoi një sondazh me 1,000 persona, të cilëve iu kërkua të kombinonin ngjyrat me tipare të personalitetit. E zeza ishte në krye për gati çdo cilësi pozitive, përfshirë vetëbesimin, inteligjencën apo të qenit seksi, që e bën atë zgjedhjen e parë për gjithçka nga intervistat e punës, te takimet e para e deri te dasmat. Në rast se po pyet për besueshmërinë e këtyre rezultateve, faqja Quartz vë në dukje që preferenca dhe fuqia pozitive e së zezës është vërtetuar edhe nga studime shkencore të besuara të së shkuarës.

E kuqja ishte e preferuara e meshkujve te gratë, kur u pyeten cila u duket më tërheqëse te seksi tjetër. Edhe gratë kanë zgjedhur ngjyrën e pasionit kur pyeteshin si do ndiheshin më seksi në takimin e parë. Megjithatë, arroganca dhe mungesa e inteligjencës ishin gjithashtu cilësi shumë të shoqëruara me këtë ngjyrë të guximshme, duke e bërë një opsion të pavlerë për mjediset profesionale. Ngjyrat që nuk duhet të veshësh absolutisht kur përpiqesh të bësh përshtypje janë portokallia dhe kafja.

Ndërkaq, një nuse e veshur me një fustan të bardhë voluminoz është ndoshta gjëja e parë që shumë prej jush mendojnë kur dëgjojnë fjalën “martesë”. Por jo të gjitha nuset, përfshirë të famshmet, ëndërrojnë të veshin fustane tradicionale në dasmën e tyre. Disa nuse zgjedhin ngjyra të ndritshme dhe prerje të guximshme për këtë ditë të rëndësishme. Ne kemi përzgjedhur disa veshje të personazheve të famshme në dasmën e tyre që janë gjithçka, por jo tradicionale.

Më shumë