Zbulohet “ilaçi” i ditëve të nxehta!

Marisa Karabeci
28/06/2022

Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet. Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin. Por nuk është kështu. Gjendja mund të agravojë nëse nuk trajtohet me kujdes.

Lëngjet e frutave dhe lëngjet për fëmijë kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme: janë të mbushura me elektrolite, përbërës që hyjnë te lëndët ushqyese dhe që i ndihmojnë në shumë procese jetësore që zhvillohen në organizëm, prodhimi i energjisë, ruajtja e tërësisë së qelizave, përcjellja e nervave, etj. Elektrolitet përcjellin elektricitet. Elektroliti me i zakonshëm e i kudogjendur është kripa.

Ndërsa një studim i fundit nga Universiteti i Calgary-t në Kanada ka zbuluar një pije të ndryshme që trajton më mirë dehidratimin te fëmijët, lëng molle. Në studim u përfshinë gjithsej 647 fëmijë, të cilët u trajtuan për dehidratim. 644 (99.5%) prej tyre aprovuan se e kaluan gjendjen pasi filluan të pinin lëng molle, ndërsa pjesa tjetër që pinte vetëm një lëng me elektrolit ishte 25%.

Ndërkaq, luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën. Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër. Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Më shumë