Të paktën njëherë e keni dëgjuar refrenin “E zeza ju plas vape”, por e paskemi ditur gabim!

Marisa Karabeci
02/07/2022

Që në fëmijëri, na kanë mësuar që veshjet me ngjyrë të errët, e sidomos e zeza, nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa”. Sipas atyre që dimë, ngjyra e zezë përthith më shumë rrezatim diellor, ndërsa e bardha na mban më të freskët. E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia. Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si djersitet individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha. Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza. E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në shkretëtirë veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbetet aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun. Tek rasti i të bardhës ndryshonte puna.

Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup. Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë. Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët. Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë koridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Kushdo e njeh rëndësinë e ngjyrave dhe se si ndikojnë perceptimin për personat që i kanë veshur. Zgjedhja e veshjes perfekte për një event është vetë e vështirë, shtoi dhe efektin psikologjik të ngjyrave dhe bëhet gati e pamundur. Por për të qenë e sigurt, ti mund të zgjedhësh ngjyrat bazike. Klasike kokë e këmbë me të zeza, me ndonjë detaj të bardhë është uniformë e suksesshme. Një studim po mbështet atë që kemi ditur, e zeza është më e mira.

Më shumë