Jeni kuriozë të provoni një birrë të prodhuar nga ujërat e zeza?! Keni mundësinë ta bëni!

Marisa Karabeci
05/07/2022

Një program qeveritar për trajtimin e ujërave të zeza i quajtur NEWater ka filluar në Singapor që nga viti 2003. Ky projekt tani bën një hap përpara me një birrë. Kompania NEWBrew ka hedhur në treg një pije të bërë me ujëra të ndotura, por të pastruara. Qëllimi është të trajtohet problemi i përgjithshëm i mungesës së ujit.

Si është bërë NEWBrew? Humulus lupulus amerikan, maja norvegjeze dhe ujërat e zeza të pastruara të Singaporit. Këta janë përbërësit e birrës të “gjeneratës së re”. Ata që e kanë provuar e kanë vlerësuar shijen, duke deklaruar se shija të kujton mjaltin. Chew Wei Lian, një nga të parët që testoi kanoçen e re tha për BBC se:

Nuk mund të them seriozisht se është bërë me ujëra të zeza.

Aktualisht, në qytetin-shtet aziatik ekziston vetëm një lloj NEWBrew në treg, Tropical Blonde Ale, një birrë me fermentim të lartë me një përmbajtje alkooli prej 5%. Projekti i qeverisë kërkon që uji që vjen nga tualetet t’i nënshtrohet mikrofiltrimit për të eliminuar grimcat mikroskopike dhe viruset. Në veçanti, eliminimi i baktereve ndodh përmes një procesi ultravjollcë. Pas një faze të osmozës së kundërt dhe dezinfektimit, uji kthehet i pastër.

Singapori i cili ka mungesë të burimeve të ujit të freskët, mbështetet në riciklimin e ujërave të zeza dhe planet e shkripëzimit për të përmbushur nevojat e popullsisë për ujë. I varur shumë nga reshjet, Singapori ka një problem të përgjithshëm të mungesës së ujit. Promotorët e projektit kujtojnë se:

Qëllimi ynë është të ndërgjegjësojmë banorët për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm dhe riciklimit të ujit.

Konsumimi i birrës është i zakonshëm në çdo bar apo restorant në mbarë botën, sidomos gjatë verës. Për të shoqëruar ushqimin në çdo kohë të ditës, birra është gjithmonë e përshtatshme. Po flasim për një pije të pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë. Në fakt, disa studime sugjerojnë se konsumimi i birrës ka përfitime për shëndetin kardiovaskular dhe të kockave. Por, gjithmonë flasim për konsum të moderuar dhe të përgjegjshëm, brenda një diete të ekuilibruar.

Më shumë