Rrezikohet globalisht prodhimi i pijeve të gazuara!

Marisa Karabeci
08/07/2022

Prodhuesi më i madh në Europë i pijeve të gazuara, jo më pak se 1 miliard e gjysmë shishe në vit, ka vendosur të ndalojë linjën e prodhimit të produkteve të tyre. CEO i kësaj kompanie, ‘Sant’Anna’, e shpjegon arsyen kështu:

Dioksidi i karbonit. Është pothuajse e zhdukur në treg. Jemi të dëshpëruar dhe në të njëjtën situatë ndodhen edhe konkurrentët tonë.

Por çfarë po ndodh me gazin e njohur nga të gjithë edhe me formulën e saj kimike, Co2?  Kriza globale në gjetjen e sasive të këtij gazi natyror është shfaqur në dramaticitetin e tyre dy vite me parë, por sot po jep pasojat e saj ekonomike që mund të krijojnë “stuhinë perfekte” në shumë sektorë të ndryshëm dhe që lidhen mes tyre vetëm nga përdorimi i këtij përbërësi është e formuar nga dy atome oksigjeni të lidhur me një atom të vetëm karboni.

Dioksidi i karbonit tashmë përdoret në sektorë të ndryshëm që shkojnë nga pijet e gazuara dhe ruajtja e freskisë në produktet e paketura në supermerkete, deri te prodhimi i akullit të thatë, në përpunimin e mishit e deri tek centralet bërthamore. Thjesht kërkesa është tejet e madhe dhe i gjithë zinxhiri i prodhimit dhe shpërndarjes ka hyrë në krizë, e nxitur edhe nga vitet nën pandemi dhe kriza e fundit në Ukrainë.

Prodhues të mëdhenj të gazit si Nippon Gases, deklarojnë hapur se kapaciteti është ulur me 50%, duke i detyruar t’i  japin përparësi disa sektorëve si atë mjekësor dhe në përpunimin e mishit. Prodhimi i pijeve të gazuara me sa duket është renditur nga prioritetet e fundit për momentin dhe kjo ka sjellë një mungesë pothuajse totale të furnizimit dhe si pasojë fillimin e pezullimit të prodhimtarisë të këtyre produkteve në kontinent.

Më shumë